Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 15 maj 2019

Kryetari Xhaferi dhe Delegacioni në vizitë të Punëtorisë për demokraci 

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i paraprirë nga Kryetari Xhaferi, i shoqëruar nga deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Lazarova dhe Sekretarja e përgjithshme Cvetanka Ivanova, e vizituan Punëtorinë për demokraci. Ajo është formuar nga Parlamenti austriak me qëllim që ti informojë njerëzit e ri në gjashtë punëtori të ndryshme interaktive për karakteristikat kryesore të demokracisë dhe sistemit parlamentar. Temat e punëtorive individuale janë përpiluar në formë të projekteve kërkimore për punë në grupe të vogla sipas moshës së pjesëmarrësve. Çdo grup i vogël merret me temat e veta nëpërmjet produksionit të filmit, radios apo gazetës, që më vonë publikohen në ueb faqe. 

Punëtoritë kanë për qëllim të inkurajojnë interesin për kuptimin e procesit parlamentar, mësimin e principeve themelore të shkrim-leximit të medies dhe të shprehurin e opinionit personal. 

Gjatë projekteve të tyre kërkimore, pjesëmarrësve u jepet mundësi ti intervistojnë anëtarët e vërtetë të Këshillit Nacional dhe Federal për punën e tyre parlamentare dhe përvojën personale. Ky këmbim u jep vështrim në procesin ligjvënës dhe në aktivitetet e përditshme të deputetëve. 

Delegacioni vizitoi një nga punëtoritë, ku Kryetari Xhaferi përgjigjej në pyetjet e pjesëmarrësve të ri të cilët interesoheshin për opinionin e tij rreth lirisë të të folurit, për mbrojtjen e ambientit jetësor, për atë se si e përjeton funksionin etj. 

Pala austriake ofroi mbështetje për përpilimin dhe zbatimin e projekteve të ngjashme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.   

Click