Udhëheqja parlamentare

E enjte, 26 shtator 2019

Kryetari Xhaferi mbajti ligjëratë në Fakultetin juridik në Kazakistan  

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kazakistanit, Kryetari Xhaferi mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik të Universitetit KAZGUU në temën: „Diplomacia parlamentare - shembulli i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut".

Në ligjëratën e organizuar nga Klubi Akademik Diplomatik, përveç studentëve dhe profesorëve të Fakultetit Juridik, ishin të pranishëm edhe ambasadorë dhe diplomatë.  

  

"...Diplomacia parlamentare është komplementare me diplomacinë tradicionale e jo konkurrenti i saj. Parlamentarët gjithsesi nuk kanë ndërmend ta ndërmarrin vendin e pushtetit ekzekutiv ose po të përzihen në nismat e tij. Por, doemos të theksohet se diplomacia parlamentare është më pragmatike dhe më fleksibile, për arsye se parlamentarët kanë "liri të manovrimit", që ndonjëherë i mungon qeverive ose diplomatëve. Parlamentarët (edhe të pushtetit edhe të opozitës), janë në pozitë ideale të ndërtojnë ura ndërmjet palëve të kundërshtuara, për shkak se kanë mundësi të shqyrtojnë qëndrime që përfaqësuesit zyrtarë të qeverive nuk janë në mundësi (ose nuk janë të gatshëm) ti transmetojnë..."


Click