Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 26 dhjetor 2018

Kryetari Xhaferi ndau paqeta të Vitit të Ri

 

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, ndante paqeta të Vitit të Ri për fëmijët e Shkollës Fillore të Posaçme "Idnina" dhe për fëmijët e sëmurë në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Departamenti i Onkologjisë.

 

"Të gjithë ne, udhëtimin e quajtur jetë e kemi filluar me dëshira dhe ëndrra, ca na janë realizuar, ca presim të realizohen, ca mundet nuk do të realizohen por megjithatë, të gjithë juve, ju uroj që udhëtimi juaj i jetës të jetë përplot surpriza të bukura të shoqëruara me shëndet të mirë, buzëqeshje të mrekullueshme dhe përqafime të ngrohta. Ju e meritoni këtë! Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri!"

 

Click