Udhëheqja parlamentare

E martë, 19 mars 2019

PJESËMARRJA E KRYETARIT XHAFERI NË KONFERENËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË INICIATIVËS ADRIATIKO-JONIANE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi merr pjesë në konferencën e 16-të të kryetarëve të Parlamenteve të Iniciativës adriatiko-joniane në Budë, Mali i Zi.   

Anëtarë të kësaj iniciative rajonale, të formuar në vitin 2000, janë: Republika e Shqipërisë, Bosnja e Hercegovina, Republika e Kroacisë, Republika e Greqisë, Republika e Italisë, Mali i Zi, Republika e Serbisë dhe Republika e Sllovenisë.  Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare në maj 2018.

Me konferencën kryesoi Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Ivan Brajoviq, në cilësi të nikoqirit dhe kryesuesit aktual me dimensionin parlamentar të Iniciativës së kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare. Në fillim të mbledhjes u përshëndet anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e re në Iniciativën adriatiko-joniane dhe u shprehën përgëzime për arritjen e Marrëveshjes me Republikën e Greqisë për tejkalimin e kontestit bilateral.

Sipas rendit të ditës në konferencën, pjesëmarrësit debatuan në dy sesione dhe atë për turizmin dhe kulturën si drejtim, përparësi dhe përcaktim i përbashkët strategjik i shteteve të kësaj Iniciative dhe për trupat parlamentare si resurs i rëndësishëm për përforcimin e bashkëpunimit në sferat prioritare të shteteve anëtare të Iniciativës. Kryetari Xhaferi mbajti fjalim në sesionin e dytë.

Në kuadër të konferencës, Kryetari Xhaferi realizoi disa takime bilaterale me kolegët e tyre të rajonit. Në takimin me nikoqirin, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, z. Ivan Brajoviq, shfaqi shpresë se bashkëpunimi me iniciativën rajonale do të jetë i suksesshëm dhe se do të identifikohen projekte të karakterit rajonal të cilat duhet ta mbështesin integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.   

Në takimin me nënkryetaren e Senatit të Italisë znj. Paola Taverna dhe me nënkryetarin e Dhomës së përfaqësuesve të Italisë z. Etore Rosato u shpreh bindje se Italia do të vazhdojë t’i mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e tyre drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE, si dhe pritjen se Protokolli për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO do të ratifikohet në të dyja dhomat në Republikën e Italisë kah fundi i muajit mars dhe fillimi i muajit prill, duke pasur parasysh se tanimë ka filluar debati për këtë çështje.

Në fund të konferencës u miratua Deklarata përbashkët. 

Click