Udhëheqja parlamentare

E martë, 25 dhjetor 2018

Shoqërim para Vitit të Ri i kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e mediumeve 

Sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi organizoi një shoqërim ndryshe, para Vitit të Ri me përfaqësuesit e mediumeve. Shoqërimin e filloi me atë që ua uroi Vitin e Ri 2019 të gjithë deputetëve dhe të gjithë qytetarëve, duke u uruar çdo të mirë dhe plotësim të të gjitha pritjeve në planin personal, familjar dhe shtetëror.

Në vazhdim, kryetari tregoi se viti 2018 ishte vit përplot ngjarje të rëndësishme për Republikën, respektivisht u bë nënshkrimi i Marrëveshje së Prespës, vijoi Ratifikimi në shtëpinë ligjvënëse, mandej nxjerrja e Buxhetit dhe një sërë ngjarjesh tjera, por përsëri, Kuvendi i përmbushi pritjet dhe i përfundoi të gjitha obligimet e parashikuara dhe sipas anketave, shtëpia ligjvënëse është vlerësuar në mënyrë përkatëse dhe ka arritur ta arsyetojë funksionin e vet. Kryetari i Kuvendit në parim është optimist dhe është i përkushtuar ndaj plotësimit të detyrave, së këndejmi vjen edhe bindja e tij në lidhje me pritjet në vitin e ri. 

I pyetur në raport me atë a ka nevojë të merret vesh me dikë në lidhje me kompetencat kushtetuese, kryetari Xhaferi tha se nuk ka nevojë për këtë për arsye se Kushtetuta është e qartë, presidenti Ivanov ka obligim ti nënshkruajë ligjet e votuara, a për arsye se nuk e bën këtë, do të zbatohet vullneti i shprehur i Kuvendit. Mandej kryetari i Kuvendit informoi se seanca për fazën e fundit të nxjerrjes së amendamenteve kushtetuese është caktuar për 9 janar dhe sipas paralajmërimeve nuk pret që të zgjasë më gjatë se pesë-gjashtë ditë.

Në pyetjen nëse do të ketë apo jo ndryshim të Ligjit për deputetë, kryetari Xhaferi u përgjigj se vendimin e marrin ato, deputetët, ndërsa ai, përderisa nuk e sheh propozimin konkret para vetes, nuk mund të prononcohet. Në pyetjen gazetare nëse do të kandidohet për president shteti, kryetari Xhaferi u përgjigj se ai është kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe punon në realizimin e agjendës dhe detyrave të shtëpisë ligjvënëse. 

Click