Udhëheqja parlamentare

E martë, 4 korrik 2017

Takim i delegacionit të Kuvendit me kryetarin e Komunës së Ulqinit, z.Nazif Cungu

Në vazhdimësi të vizitës së parë zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Delegacionit në Mal të Zi, Kryetari Xhaferi dhe deputetët Dimitrievski dhe Ademi u takuan në Ulqin me Kryetarin e komunës, Z. Nazif Cungu dhe me përfaqësuesit e komunës. 

Gjatë takimit ishte konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve dhe se i njëjti vetëm duhet edhe më tutje të thellohet dhe të mbindërtohet në fushën e bashkëpunimit ekonomik, duke e marrë parasysh faktin se nuk ka çështje të hapura. 

Z. Cungu përzemërsisht uroi për formimin e Qeverisë së re, me ç'rast konstatoi se stabiliteti i Republikës së Maqedonisë ndikon mbi stabilitetin e tërë rajonit.

Gjithashtu, kryetari i komunës informoi se pas aderimit të Malit të Zi në NATO, në mënyrë të dukshme është rritur interesi për investime të huaja nga ana e kompanive të famshme botërore. 

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për aspektet juridike, administrative dhe fiskale të decentralizimit.U këmbyen edhe përvojat pozitive për integrimin në mjediset multietnike. 

Me vizitën e Ulqinit dhe pas deklaratave të dhëna nga ana e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kryetarit të komunës, Z. Cungu, Delegacioni i paraprirë nga Kryetari Talat Xhaferi e rrumbullakon vizitën zyrtare në Mal të Zi. 

Click