Udhëheqja parlamentare

E premte, 13 korrik 2018

Takim i kryeatarit Xhaferi me kryetarin e Shtëpisë përfaqësuese të Maltës, d-r Anxhelo Faruxha 

Në margjinat e Samitit të tretë të kryetarëve të parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që mbahet më 12 dhe 13 korrik në Varshavë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me kryetarin e Shtëpisë përfaqësuese të Maltës, d-r Anxhelo Faruxha. 

Në atmosferë miqësore dhe të sinqertë, të dy kryetarët shprehën kënaqësi për mundësinë ta realizojnë takim të parë bilateral dhe të këmbejnë mendime rreth fillimit të bashkëpunimit më të ngushtë parlamentar, sidomos në kohën kur Republika e Maqedonisë ka nevojë për përkrahje të fuqishme në rrugën kah aderimi në familjen evropiane. 

Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Maltës në fund të vitit 2016, për arsye se kjo paraqet një bazë të shkëlqyer për intensifikimin e bashkëpunimit të ardhshëm në të gjitha nivelet dhe në fushat me interes të përbashkët, sidomos në kontekst të integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë. 

Nga ana e vet, kryetari i Shtëpisë përfaqësuese të Maltës, d-r Faruxha, theksoi se edhe përskaj asaj që Malta është vendi anëtar më i vogël i Bashkimit Evropian, sërish jep mbështetje të padyshimtë dhe pa rezervë të Republikës së Maqedonisë në procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në familjen evropiane. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se pikërisht parlamentet janë strumbullari i procesit të integrimit evropian të vendeve dhe prandaj çdo këmbim i përvojave me vendet anëtare është i çmuar në këtë proces. Së këndejmi, kryetarët u pajtuan se duhet të shqyrtohet mundësia për shfrytëzimin e bursave që i ofron Qeveria e Maltës, ndër të tjerat, edhe bursat për nëpunës shtetërorë, si mundësi për këmbim në nivel të nëpunësve parlamentarë. 

Në fund të takimit, kryetari Xhaferi drejtoi ftesë gojore për kryetarin e Shtëpisë përfaqësuese  të Maltës, në periudhë që do të jetë më e përshtatshme për të dyja palët. 

Click