Udhëheqja parlamentare

E diel, 12 maj 2019

Takim i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi me Presidentin e Republikës së Bullgarisë Rumen Radev                                       

Në inaugurimin e Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndër mysafirët tjerë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev me të cilin Kryetari Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi realizoi takim të shkurtër protokollar.

Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje mysafirit dhe njëkohësisht e falënderoi për prezencën në inaugurim, me çka edhe njëherë u tregua në vepër се raportet ndërmjet dy vendeve janë pozitive, dhe gjithsesi duhet të vazhdojnë në atë drejtim. Ai po ashtu tha se prezenca e fqinjëve të parë në këtë akt solemn për vendin tonë është mesazh i shkëlqyer për bashkësinë ndërkombëtare, për Bashkimin Evropian dhe rajonin se në rajon jemi të determinuar ta lëmë të kaluarën pas nesh. Kryetari i Kuvendit falënderoi edhe për mbështetjen që Republika e Bullgarisë e jep në drejtim të aderimit tonë në NATO dhe BE dhe shprehu shpresë së në qershor do të marrim dritë të gjelbër për fillimin e negociatave me BE-në, duke pasur parasysh se i gjithë potenciali është i angazhuar në përmbushjen e agjendës evropiane dhe reformat e duhura.

residenti Radev, shprehu kënaqësi që ishte i pranishëm në inaugurim dhe për mundësinë që të takohet përsëri me Kryetarin Xhaferi a mandej edhe me Presidentin e sapozgjedhur Pendarovski. Pohoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera dhe shprehu gatishmëri ato të vazhdojnë, të intensifikohen, bile edhe të bëhen praktikë e përditshme. Kemi nevojë për njëri tjetrin, për arsye se problemet janë të përbashkëta, nuk janë të izoluara. Kuptohet, përveç bashkëpunimit institucional, më e rëndësishme është ndërlidhja infrastrukturore dhe prandaj duhet të përshpejtohet ndërlidhja hekurudhore ndërmjet dy vendeve, si të vetme në Ballkan që nuk janë të ndërlidhura në këtë mënyrë dhe kuptohet Korridori 8. Presidenti Radev i ofroi të gjitha resurset në dispozicion për një bashkëpunim sa më të mirë të mundshëm në të gjitha fushat, sigurinë, arsimimin ushtarak, kulturën, arsimin, a para së gjithash në drejtim të aderimit, për arsye se hapja e kapitujve me BE-në nuk është aspak proces i lehtë. 

Click