Udhëheqja parlamentare

E hënë, 30 korrik 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me ambasadoren e porsaemëruar të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë 

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi e pranoi në kabinetin e vet z-njën Rejçell Gallovej, ambasadoren e porsaemëruar të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë. 

Në takim, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se në 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, konfirmohet mbështetja që Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore ia jep pa rezervë Republikës së Maqedonisë në proceset e saj euroatlantike, si edhe kontributi i përgjithshëm i këtij vendi miqësor në zhvillimin e shtetit tonë gjatë gjithë periudhës, prej pavarësimit deri më sot.

Click