Udhëheqja parlamentare

E enjte, 29 nëntor 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SH.T. GJERGJ DEDAJ 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Gjergj Dedaj. 

Kryetari Xhaferi, në fillim të takimit, i uroi mirëseardhje të ngrohtë dhe mandat të suksesshëm në Republikën e Maqedonisë ambasadorit të sapoemëruar Dedaj dhe shprehu besim se edhe prej tani e tutje do të vazhdohet me bashkëpunimin e shkëlqyer të vendosur ndërmjet dy vendeve që janë edhe fqinj të drejtpërdrejtë. Kryetari theksoi se bashkëpunimi duhet të shkojë në drejtim të lehtësimit të lëvizjes së njerëzve dhe qarkullimit të mallrave dhe potencoi se duhet të inkurajohet bashkëpunimi me qëllim të realizimit sa më të shpejtë të projekteve të filluara dhe seancës së pritur të përbashkët të të dyja Qeverive të dy shteteve. 

Ambasadori Dedaj, pasi që falënderoi për pranimin, sinqerisht tha se zgjedhja e tij për ushtrimin e këtij funksioni në Republikën e Maqedonisë i shkakton kënaqësi, për arsye se mendon se ka shumë çka të kontribuojë në zhvillimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona që gjenden para sfidave shumë të rëndësishme, para përmbushjes së qëllimeve të përbashkëta strategjike, dhe këto janë integrimi i plotfuqishëm në strukturat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe ky është edhe ai qëllim i cili do të ndihmojë që rajoni të ketë stabilitet, marrëdhënie të pangarkuara të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal të zhvilluar. 

Të dy bashkëbiseduesi u pajtuan se fusha e bashkëpunimit është me të vërtetë e paskajshme dhe obligim i tyre është kjo fushë të shfrytëzohet deri në maksimum. 


Click