Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E enjte, 24 tetor 2019, Strasburg

Takim i Kryetarit Xhaferi me David Sasoli, Kryetar i Parlamentit Evropian

Në Parlamentin Evropian në Strasburg, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim edhe me Kryetarin e Parlamenti Evropian, David Sasoli, si edhe me nënkryetaren Klara Dobrev. 

Në takim, Kryetari Xhaferi shprehu falënderim ndaj Parlamentit Evropian për mbështetjen e fuqishme të vazhdueshme të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e eurodeputetëve për Maqedoninë e Veriut që ti fillojë negociatat pa kushtëzime për anëtarësim në BE.

Ai më tutje theksoi se, pritjet tona ishin se pas konkludimeve pozitive të Këshillit të BE-së në vitin 2018 dhe 2019, do të pranojmë mirënjohje për reformat e realizuara dhe për vendimet e ndërmarra serioze politike për përmbushjen e rekomandimeve të BE-së. Kryetari Xhaferi theksoi se, kuptueshëm, dëshpërimi nga vendimi i Këshillit Evropian për shtyrjen e caktimit të datës për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i madh.

Ai theksoi se për ne është i pranueshëm avancimi i metodologjisë për negociatat aderuese, por nuk janë të pranueshme çfarëdo alternativa eventuale të procesit të aderimit, respektivisht, vënien e vendit në kategorinë e fqinjësisë së BE-së. Duke potencuar se Procesi i Berlinit është komplementar me procesin e eurointegrimit nëpërmjet të cilit vendet e Ballkanit Perëndimor mund të arrijnë përparim të përshpejtuar reformues, e përsëriti përkushtimin ndaj procesit në interes të integrimit më të shpejtë në Bashkimin Evropian.  

Kryetari Sasoli theksoi se është bërë gabim me mosndarjen e datës për fillimin e negociatave, por se mbështetja që vjen prej një shumice të madhe të deputetëve të Parlamentit Evropian do të vazhdojë edhe në të ardhme. Në këtë drejtim ishte përmendur vizita e paralajmëruar e kryetarit Sasoli në fillim të nëntorit. 

Nënkryetarja Dobrev nënvizoi se në periudhën e ardhshme, planifikohet bashkëpunim më intensiv me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që të kthehet besimi i qytetarëve në ardhmërinë evropiane të vendit, e cila për shkak të dëshpërimit nga vendimi i Këshillit Evropian, tani mund të duket më e largët.  

 

» Video 

 
a

Na ndiqni në: