Udhëheqja parlamentare

E premte, 15 mars 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DELEGACIONIN E NËNKOMITETIT PËR TRANZICION DHE ZHVILLIM TË AP TË NATO-S

Sot, Kryetari i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi u takua me anëtarët e Delegacionit të Nënkomitetit për Tranzicion dhe Zhvillim të AP të NATO-s të cilët janë këtu në vizitë pune dyditore. Qëllimi i vizitës së tyre është takime me kreun shtetëror vendor dhe biseda të drejtpërdrejta për tu informuar për situatën politike në vend, për marrëdhëniet rajonale, për reformat ekonomike dhe marrëdhëniet me NATO-n, që të munden mandej të përpilojnë Raport i cili do të shqyrtohet në sesionin vjeshtor të AP të NATO-s në Londër.

Kryetari Xhaferi, shprehu mirënjohje ndaj Delegacionit për interesin e shfaqur edhe atë në këtë moment kryesor për vendin, kur bëhen hapat përfundimtare para anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në periudhën e kaluar, vendi gjendej para vendimeve vërtetë të vështira mirëpo, vendime të domosdoshme, të cilat duhej patjetër të merren për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën e shtetit, duke e pasur parasysh se anëtarësimi në NATO dhe BE janë qëllimet tona strategjike për të cilat ekziston konsensus i gjerë politik qysh nga pavarësimi. Ai i informoi anëtarët e Delegacionit për dinamikën e përshpejtuar të ratifikimit të Protokollit në parlamentet nacionale dhe konstatoi se inkuadrimi proaktiv në evenimentet e NATO-s, në misionet e NATO-s e demonstron në vepër gatishmërinë dhe interesimin tonë të bashkëpunojmë dhe të kontribuojmë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit në mënyrë të barabartë, efektive dhe transparente.

Anëtarët e Delegacionit falënderuan për mundësinë për takim me Kryetarin e Kuvendit dhe u interesuan për aktivitetet e Kuvendit në drejtim të nxjerrjes së ligjeve reformuese. Zonja Armonaite nënvizoi se edhe pse është bërë shumë në drejtim të reformave për NATO-n, është e sigurt se ky nuk është qëllimi kryesor, respektivisht integrimi euroatlantik i plotë është dhe prandaj e pyeti Kryetarin Xhaferi për atë se cilat janë reformat kryesore të cilat duhet të bëhen në të ardhme.

Kryetari Xahferi elaboroi në mënyrë të zgjeruar se tre janë fushat në të cilat punohet momentalisht, respektivisht drejtësia, siguria dhe mediumet. Në raport me  fushën e parë ku bëjnë pjesë edhe të drejtat dhe liritë e njeriut, tani më është nxjerrë ligj i ri inkluziv për luftë kundër diskriminimit sipas asaj që është notuar në raportin e Komisionit Evropian a janë nxjerrë edhe grupi i parë i ligjeve me dy të tretat për gjyqet dhe prokurorinë, bëhen konsultime për nxjerrjen e grupit të dytë të ligjeve me dy të tretat për kodin penal dhe prokurorinë speciale. Në drejtim të reformave në siguri, u nxor ligj i ri me të cilin formohet Agjencia Teknike Operative, me sistem të ri të kontrollit mbi përgjimin ndërsa komisioneve kompetente të Kuvendit u rritet përgjegjësia në raport me mbikëqyrjen e punës së kësaj Agjencie dhe tani më parashtrohen raportet e reja. Sa i takon mediumeve, tani më ka Ligj të ri të plotësuar dhe ndryshuar për mediumet.

Anëtarët e Delegacionit u interesuan edhe për kapacitetin ushtarak dhe gatishmërinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për tu bashkëngjit NATO-s, për bashkëpunimin me parlamentet tjera në rajon dhe më gjerë dhe për atë se sa anëtarësimi ynë në NATO dhe BE do të kontribuojë që të rinjve dhe forcave intelektuale tu hapet rruga kah bota ose po të animohen të mbesin dhe ta japin kontributin e vet në vend, me ç'rast Kryetari Xhaferi u përgjigj se largimi gjithsesi nuk mund të parandalohet për arsye se liria e lëvizjes është e pakontestueshme mirëpo, siguria, përparimi dhe standardi që vendoset me integrimin tonë euroatlantik, gjithsesi se do të bëjë që të rinjtë tanë të kthehen apo mos largohen aspak.

Click