Udhëheqja parlamentare

E premte, 14 shtator 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me Delegacionin e Organizatës Botërore të Romëve 

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me Delegacionin e Organizatës Botërore të romëve, të paraprirë nga kryetari dhe ambasadori i paqes, z. Jovan Damjanoviq, zëvendëskryetari Dejvid Romano dhe anëtari i Komisionit për çështje evropiane, z. Ivica Petroviq. 

Kryetari Xhaferi, duke ju uruar mirëseardhje mysafirëve në Republikën e Maqedonisë dhe në Kuvend, theksoi se Republika e Maqedonisë është shtet i cili i kushton vëmendje të veçantë statusit të romëve. Ai nënvizoi se ka aspekte të cilat duhet të njihen si shembull pozitiv, por edhe se si përfaqësues të popullit, kanë edhe shumë punë që të kënaqen të gjitha aspektet e jetës së bashkësisë rome në shoqëri, duke i potencuar fushën e arsimit, infrastrukturën, shëndetësinë. 

Damjanoviq theksoi se për të është kënaqësi që është në Republikën e Maqedonisë, shtet qytetarët e të cilit qëmoti i kanë pranuar romët si bashkëqytetarë të barabartë, shtet i cili është i vetmi në rajon me komunë rome, shtet i cili është shembull i rrallë edhe për vende shumë më të zhvilluara në Evropë, për arsye se moti ka deputet nga bashkësia rome në Kuvendin e vet. 

Në plotësim, ai u përqendrua në qëllimin për formimin e Partisë Evropiane Rome, për kryetar të së cilës e është nominuar z. Amdi Bajram, si njeri i cili vite me radhë është zëdhënës, faktor dhe frymëzim për romët e ri në botë, ku edhe duhet të synojnë. Damjanoviq nënvizoi se themelimi i partisë dhe emërimi i kryetarit të saj, do të zyrtarizohet në kongres në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të romëve nga 25 shtete.

Kryetari Xhaferi u uroi sukses në punë mysafirëve, theksoi se z. Bajram e ka përkrahjen e tij dhe të Kuvendit dhe shprehu kënaqësi që pikërisht deputet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është nominuar për kryetar. 

Click