Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 5 dhjetor 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me eurodeputetët Dejvid Mekalioster dhe Knut Flekenshtajn 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, bashkë me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, sot realizoi takim me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z. Dejvid Mekalister dhe eurodeputetin Knut Flekenshtajn.

Kryetari Xhaferi, duke u uruar mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, shprehu falënderim për interesin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian dhe institucioneve të Bashkimit Evropian për Republikën e Maqedonisë. Ai i informoi për procesin aktual të ndryshimeve kushtetuese, që rrjedhin nga Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, që pritet të rrumbullakohet gjatë muajit janar vitin e ardhshëm, si edhe për përgatitjet për realizimin e aktiviteteve që rrjedhin nga Plani 18 i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, si vazhdim i logjikshëm i reformave, dhe gjithë me qëllim të fillimit të negociatave për anëtarësim në qershor vitin e ardhshëm. 

Eurodeputeti Mekalister, drejtoi mesazh të qartë të mbështetjes së gjerë partiake nga ana e Parlamentit Evropian për Marrëveshjen e "Prespës". Ai theksoi se vendi është shembull i mirë për rajonin dhe për Evropën, duke bërë depërtim të madh në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pajtimit dhe se tani i mbetet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të gjitha forcave politike që ti vënë në plan të parë interesat dhje qëllimet strategjike të vendit, dhe këto janë integrimet euroatlantike. Në këto angazhime, vendi e ka mbështetjen e plotë të institucioneve evropiane. 

Eurodeputeti Flekenshtajn, duke u ndërlidhur mesazheve të drejtuara nga ana e Mekalister-it, potencoi se Parlamenti Evropian dhe institucionet evropiane duhet patjetër gjithashtu ta përfundojnë punën e vet në raport me vendet aspiruese për anëtarësim në BE dhe ti përmbushin premtimet e dhëna. Ai, përveç Marrëveshjes së "Prespës", veçoi edhe reformat tjera që duhet të jenë të përmbushura në pjesën e gjyqësisë, shërbimeve, administratës publike dhe mediumeve. 

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për formimin e trupit interpartiak të Kuvendit për pajtim dhe strukturën e tij, respektivisht grupet e punës për pajtim, për integrim dhe reforma që do të duhet të dalin me zgjidhje konkrete ligjore në më shumë segmente, pa tejkalimin e vijave të kuqe të sundimit të ë drejtës dhe të shtetit juridik, a sidomos për parandalimin e dhunës dhe formave të dhunës për realizimin e qëllimeve të caktuara në të ardhmen. Në fund, të pranishmit u pajtuan se Maqedonia duhet ti fillojë negociatat për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm dhe meriton që sa më shpejt të bëhet anëtare e Unionit, ku edhe gjeografikisht bën pjesë. 
 

Click