Udhëheqja parlamentare

E enjte, 4 prill 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KOMISIONARIN E LARTË PËR PAKICAT NACIONALE TË OSBE-së, Z. LAMBERTO ZANIER

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi u takua me z. Lamberto Zanier, Komisionarin e lartë për pakicat nacionale të OSBE-së, i zgjedhur në këtë pozicion më 19 korrik të vitit 2017.

Kryetari Xhaferi, pasi i uroi mirëseardhje Komisionarit të lartë, bëri një hyrje të shkurtër në raport me bashkëpunimin e vendosur shumëvjeçar qysh prej vitit 1993 dhe tha se roli i OSBE-së është lartë i çmuar te ne në drejtim të zhvillimit të proceseve demokratike në vend, dhe veçanërisht i rëndësishëm në këtë drejtim është roli dhe bashkëpunimi konstant me Komisionarin e lartë për pakica nacionale. Falënderim i veçantë për kontributin e Komisionarit të lartë për kontributin që e jep në përparimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për njësimin e shkallës së përfshirjes dhe integrimit të të gjitha bashkësive etnike që jetojnë këtu.

Kryetari Xhaferi bëri një vështrim të shkurtër edhe për përfaqësimin aktual të përfaqësuesve të të gjitha bashkësive etnike në përbërjen parlamentare dhe për zgjidhjen ligjore me të cilën bashkësitë që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend, të kenë përfaqësuesin e vet në Komitetin për marrëdhënie ndëretnike, me propozim të Avokatit të Popullit. Sa u takon përcaktimeve të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, në mars të vitit 2018 u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve, dhe në përputhje me të njëjtin, u themelua Agjencia për përdorimin e gjuhës që e flasin më së paku 20% të qytetarëve dhe pritet edhe themelimi i Inspektoratit për përdorimin e gjuhës. Kryetari i Kuvendit shprehu kënaqësi edhe për Rezolutën për ndryshime dhe përmirësimin e pozitës së Romëve, që veç më është në procedurë. Gjithë angazhimi i bërë është në drejtim të realizimit të qëllimit të përbashkët, respektivisht ndërtimit të bashkëjetesës dhe përparimit të integrimit dhe tolerancës ndëretnike që janë shumë të rëndësishëm për stabilitetin  e shtetit.

Komisionari i lartë Zanier, duke e vlerësuar lartë rolin e Kuvendit në Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe perspektivat për BE dhe NATO, e përuroi Kryetarin Xhaferi për angazhimin e tij personal në arritjen e këtyre qëllimeve. Përshtypja e tij e parë pas arritjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut është se ka shkallë më të lartë të stabilitetit ndërsa pas takimeve të realizuara me drejtorin e Agjencisë për përdorimin e gjuhës dhe ministrin e Arsimit, konstaton se këto institucione kanë rol strategjik në përforcimin e procesit të integrimit social. Këshillat e tij janë të ndërtohet politikë e qëndrueshme me qasje të balancuar. Duke pasur parasysh se OSBE punon në këto çështje në shumë vende, kanë edhe përvojë edhe praktika që mund ti ndajnë edhe me ne. Komisionari Zanier interesohej edhe për Ministrinë e re për Sistem Politik dhe për atë nëse kjo do të tërheqë rregullativë të re ligjore në çka Kryetari Xhaferi dha sqarim të gjerë për atë se si erdhi deri në themelimin e këtij institucioni të ri dhe se risi për dallim nga dy institucionet paraprake që ridefinohen në këtë organ është në fakt kompetenca ekzekutive.

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale për të cilat besojnë se do të jenë fer dhe demokratike ndërsa Kryetari Xhaferi pohoi se për verifikimin e paanshmërisë janë akredituar OSBE dhe ODIHR a janë inkuadruar edhe institucione vendore siç është Enti Shtetëror i Revizionit dhe Komisioni për Luftë Kundër Korrupsionit.

Në fund, z. Zanier falënderoi për bisedën e sinqertë dhe shprehu besim në vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Click