Udhëheqja parlamentare

E hënë, 5 nëntor 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, z. Volfgang Sobotka  

Sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi e pranoi në kabinetin e vet z. Volfgang Sobotka, kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, i cili është në vizitë zyrtare njëditore në vendin tonë. 

Gjatë takimit, dy zyrtarët e lartë u pajtuan se marrëdhëniet e ndërsjella janë shumë të mira dhe u angazhuan për mbajtje dhe mbindërtim të mëtutjeshëm të vazhdueshëm të marr[dhënieve ekzistuese, si në nivelin parlamentar ashtu edhe në a të shtetëror. 

Kryetari Xhaferi e informoi homologun e vet për aktivitetet në Kuvend dhe për aktualitetet e fundit në skenën tonë politike dhe njëkohësisht u falënderua për mbështetjen pa rezervë që Republika e Austrisë ia jep Republikës së Maqedonisë në përpjekjet e saj për integrim në strukturat euroatlantike, mbështetje e cila është përforcuar me Strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin, mirëpo edhe me rolin aktual të kryesuesit me Bashkimin Evropian.  

Z.Sobotka, e ftoi kryetarin Xhaferi në vizitë zyrtare në Republikën e Austrisë, në të cilën vizitë pritet që të dy kryetarët të nënshkruajnë Memorandum për mirëkuptim, si bazë për bashkëpunim profesional ndërmjet shërbimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë. Ftesa gjithsesi është e mirëpritur. 

Përveç takimit bilateral, z. Sobotka u nënshkrua edhe në Librin e përshtypjeve dhe bashkë me kryetarin Xhaferi dhanë deklarata për mediumet. Mandej, kryetari i Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë u drejtua para deputetëve në shtëpinë ligjvënëse të Republikës së Maqedonisë. 

Click