Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 5 qershor 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT FEDERAL TË KONFEDERATËS ZVICERANE Z-NJËN MARINA KAROBIO GUSKETI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, bashkë me deputetët Xhevat Ademi, Mira Stojçevska dhe Pavlinçe Çestojnova, realizuan takim me Kryetaren e Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane, z-njën Marina Karobio Gusketi, me ftesë të së cilës Delegacioni edhe është në vizitë oficiale në Bernë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se, raportet dhe kontaktet ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit Zviceran janë miqësorë dhe zhvillohen në vijë përpjetë, e dhe në planin bilateral edhe në planin multilateral.

Kryetarja Gusketi, në fillim të takimit shprehu respekt të madh dhe kënaqësi për realizimin e kësaj vizite oficiale në nivel të lartë, e paraprirë nga Kryetari Xhaferi. Ajo e përshëndeti nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe theksoi se kjo marrëveshje paraqet shembull për të gjitha shtetet në Evropë se nëpërmjet dialogut zgjidhen çështjet e hapura. Kryetarja Karobio Gusketi vu theks të veçantë mbi projektet e Konfederatës zvicerane në RMV dhe për realizimin e tyre në praktikë. Gjithashtu, ajo tregoi interes për të drejtat e bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe foli për përvojat e KZ në këtë plan. Zonja Karobio Gusketi informoi edhe për përfaqësimin e grave në Parlamentin Federal të KZ.

Ajo shprehu optimizëm se përpjekjet e vazhdueshme për zbatimin e reformave në fushat kryesore të institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të njihen, dhe se vendet anëtare të BE-së do të marrin vendim për hapjen e negociatave për aderimin në qershor të këtij  viti. Kryetarja Gusketi theksoi se Zvicra në anën e vet, do të bëjë gjithçka që ti bindë shtetet e rezervuara për këtë çështje se ndarja e datës për Republikën e Maqedonisë së Veriut është e domosdoshme.

Kryetari Xhaferi e theksoi përcaktimin e përbashkët të partive qeveritare dhe opozitare për mbështetjen e qëllimit strategjik për aderim në BE dhe NATO anëtarësi. Duke potencuar se, edhe pse qëllimi i reformave është vendosja e themeleve stabile për sundimin e të drejtës në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut e jo vetëm kusht në procesin e integrimit në BE, përsëri njohja e përparimit i cili tani më është bërë, është nxitja më e mirë për vazhdimin me reformat. Hapja e negociatave në qershor të vitit 2019, do të sigurojë nxitje të mëtutjeshme për konsolidimin  e demokracisë dhe sundimin e të drejtës dhe njëkohësisht  do të dërgojë mesazh të qartë dhe pozitiv për të gjitha vendet aderuese në Ballkanin Perëndimor, theksoi Xhaferi.

Bashkëbiseduesit theksuan se edhe në të ardhme  do të angazhohen për kultivimin e marrëdhënieve të afërta dhe miqësore ndërmjet dy shtëpive ligjvënëse, si në nivel të deputetëve, ashtu edhe në nivel të shërbimeve. Në këtë drejtim, nga ana jonë u përshëndet kontributi zviceran për funksionimin e Institutit Parlamentar në KRMV, që është frutë e përkushtimit të Qeverisë zvicerane në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës dhe Agjencinë zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Projektit “Programi për mbështetjen e Parlamentit”, për të cilin u nënshkrua Memorandum ndërmjet Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, të përfaqësuar nga Ambasada e Zvicrës dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës oficiale, Kryetari Xhaferi dhe deputetët realizuan takim me deputeten federale për plurilingualizëm, Nikoleta Mariolini. Deputetja Mariolini ndau shembuj praktikë për funksionimin e purilingualizmit në kantonet zvicerane. Ajo sugjeroi se në Konfederatën Zvicerane, gjuhë oficiale janë gjuha gjermane, franceze, italiane dhe retoromane, duke potencuar se tre gjuhët e para oficiale funksionojnë në mënyrë të barabartë në të gjitha nivelet shtetërore, ndërsa gjuha retoromane funksionon në nivel nacional.

Kryetari Xhaferi shprehu bindje se edhe në të ardhme do të vazhdojë bashkëpunimi intensiv me Konfederatën Zvicerane, a sidomos me Parlamentin zviceran. Për RMV me rëndësi të madhe do të ishte ndarja e praktikave të mira dhe përvojave nga Zvicra, sidomos në fushën e plurilingualizmit.

 

 

 Inserte nga takimi 

Click