Udhëheqja parlamentare

E premte, 2 nëntor 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me ministrin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, z. Rrustem Berisha 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot e pranoi ministrin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, z. Rrustem Berisha i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në takim të dy bashkëbiseduesit bisedonin për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje dhe miqësore, mundësitë për thellimin e tyre dhe aspiratat e përbashkëta për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ishte konstatim i përbashkët se qeveritë kanë obligim që marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve ti shndërrojnë në politika reale, me të cilat do të mundësohet përparim plotësues në bashkëpunimin e përgjithshëm. 

Mysafiri i lartë e njoftoi kryetarin Xhaferi me rrjedhën e procesit të transformimit të Forcave të deritanishme të Sigurisë të Kosovës, duke theksuar se pas transformimit të përfunduar, këto forca do të kontribuojnë për paqen dhe sigurinë e gjithë rajonit. 

Ministri Berisha fliste edhe për aktivitetet në fushën e zhvillimit të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, të cilin e vlerësoi si tejet pozitiv dhe dinamik, me perspektivë për avancimin e tij. 








Click