Udhëheqja parlamentare

E hënë, 18 dhjetor 2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME DHE TREGTISË TË HUNGARISË, Z. PETER ZIJARTO  

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Peter Zijarto. 

Kryetari Xhaferi, duke i uruar mirëseardhje mysafirit, shprehu kënaqësi për marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve me konstatim se mospasja e çështjeve të hapura paraqet bazë të mirë për ndërtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha nivelet, përfshirë këtu edhe nivelin parlamentar.

Kryetari e informoi z. Zijarto për pjesëmarrjen e tij në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve në Budapest, që tradicionalisht organizohet nga kolegu i tij në parlamentin hungarez, z. Llasllo Kover, me të cilin kishte edhe takim bilateral. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, shprehu ftesë me gojë për z. Kover për ta vizituar Kuvendin e Republikës së Maqedonisë gjatë vitit 2018. 

Në vazhdim, kryetari Xhaferi shprehu falënderim të madh për ndihmën dhe përkrahjen e Hungarisë e cila së bashku me anëtaret tjera të Grupit të Vishegradit, me Republikën e Sllovakisë, Poloninë dhe Çekinë, kanë ofruar dhe akoma ofrojnë ndihmë maksimale për Republikën e Maqedonisë në përpjekjet e saj për menaxhimin e valës migrante, për arsye se Maqedonia u gjend në të ashtuquajturën Rutë ballkanike të migrantëve. Gjatë bisedës, kryetari i Kuvendit e informoi ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në BE mbet edhe më tutje prioriteti shtetëror kulmor, politik dhe strategjik, në çka z. Zijarto u përgjigj se Hungaria do të mbesë zëri më i fuqishëm dhe përkrahësi i integrimit të Maqedonisë në këto struktura për arsye se konsideron se janë përmbushur të gjitha kriteret e duhura për anëtarësim të plotfuqishëm. Me këtë rast, kryetari Xhaferi e informoi mysafirin për nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë a edhe për komunikimin e intensifikuar me Republikën e Greqisë në drejtim të arritjes së zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme në lidhje me kontestin për emrin, me shpresë se këto përpjekje do të japin fryt respektivisht, Raporti për përparimin e Republikës së Maqedonisë do të jetë pozitiv, pa kushte plotësuese ndërsa në Samitin e NATO-s, Maqedonia do të marrë ftesë të bëhet anëtare e 30-të e kësaj strukture të sigurisë. 

Ministri Zijarto, u falënderua për mundësinë për takimin e sotëm dhe sugjeroi se, për të takimet me parlamentarët janë më të rëndësishmet për arsye se Parlamentet janë vendet ku ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe me këtë edhe politikat shtetërore. Në fund, mysafiri i uroi kryetarit sukses në punë dhe arritje të atmosferës konstruktive në Parlament, me qëllim që të ndihmohet Qeveria dhe shteti në arritjen e qëllimeve strategjike, me çka do të kontribuohet në mirëqenien ekonomike dhe çfarëdo mirëqenie tjetër e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Click