Udhëheqja parlamentare

E Enjte, 31 gusht, 2017 

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË GREQISË NIKOS KOXIAS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot pati takim pune me z. Nikos Koxias,  ministër i punëve të jashtme të Republikës së Greqisë në kuadër të vizitës së tij zyrtare të Republikës së Maqedonisë. Në takim morën pjesë deputetët Irena Stefoska dhe Afrim Gashi.

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi nga takimi dhe pritshmëri për intensifikimin e takimeve në të gjitha nivelet, përfshirë këtu edhe nivelin parlamentar midis dy shteteve. Republika e Greqisë është fqinji jonë jugor me të cilin kaluam shumë sfida në dekadat e kaluara i cili në momente jashtëzakonisht kritike, në mënyrë aktive e mbështeti integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë me ratifikimin e Marrëveshjes për stabilizim asocim, për ndarjen e statusit të kandidatit për anëtarësi në BE dhe regjimin pa viza për qytetarët tanë në vendet e Bashkimit si dhe angazhimet tona për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE dhe NATO.

Ministri Koxias theksoi se ndihet i nderuar që është mysafir në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se Republika e Greqisë si fqinji i parë e dëshiron stabilitetin e Maqedonisë dhe e mbështet integrimin euroatlantik të saj. Si vend anëtar më i vjetër i BE-së dhe NATO-s është në dispozicion me përvojat dhe ekspertët e vet ta ndihmojë vendin në agjendën e reformave. Tani është momenti të arrihet kompromis për çështjet e hapura të cilat na mbajnë në burgun e historisë, meqë në këtë mënyrë mund të hapen të gjitha fushat e bashkëpunimit të përbashkët, përfshirë këtu edhe intensifikimin e takimeve të nivelit parlamentar me homologët nga Parlamenti i Greqisë. 

Të pranishmit ranë dakord se masat e ndërtimit të besimit implementohen me sukses edhe atë në më shumë fusha dhe u theksua se mund të përkushtohet vëmendje më e madhe mbi zhvillimin e projekteve kulturore, si urë për ndërlidhjen e dy shteteve dhe qytetarëve, të cilët në kontinuitet kanë marrëdhënie të afërta dhe miqësore.

Click