Udhëheqja parlamentare

E enjte, 13 shtator 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me ndihmës-sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Ves Miçel

Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me ndihmës-sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Ves Miçel, i cili është në vizitë zyrtare në shtetin tonë. 

Sipas kryetarit Xhaferi, kjo është edhe një në sërën e vizitave të personave zyrtarë nga SHBA-të si konfirmim i mbështetjes së qartë, të fuqishme dhe të padyshimtë për Republikën e Maqedonisë. Me këtë vërtetohet përkushtimi i partnerit tonë strategjik për përparimin e procesit integrues të vendit tonë në NATO dhe BE.  

Në vazhdim, z. Xhaferi tha se prioritet i shumicës së re është realizimi i qëllimit strategjik të Republikës së Maqedonisë, dhe ky është anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe për këtë arsye fokusi ishte drejtuar kah përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët. Fillimisht, u nënshkrua Marrëveshja për miqësi me Republikën e Bullgarisë dhe mandej edhe Marrëveshja me Republikën e Greqisë, që të tejkalohet edhe pengesa e fundit në realizimin e qëllimit. 

Z. Ves Miçel nga ana e vet, tha se opinioni në Republikën e Maqedonisë është tani më i vetëdijshëm për atë se sa fuqishëm e mbështet SHBA-ja Marrëveshjen e Prespës dhe e nënvizoi rëndësinë e rezultatit pozitiv të referendumit të ardhshëm, duke pasur parasysh se kjo është në dobi të shtetit. Ai theksoi se SHBA-të edhe më tutje do të ofrojnë mbështetje të padyshimtë për përparimin e Republikës së Maqedonisë, duke bindur se fokusi i shtetit të tij për rajonin është konstant dhe i padyshimtë. 

Click