Udhëheqja parlamentare

E hënë, 9 korrik 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me nënkryetarin e Komitetit Nacional të Këshillit Politik Kinez, z. Xhang Çingli dhe anëtarët e Delegacionit    

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me nënkryetarin e Komitetit Nacional Kinez, z. Xhang Çingli dhe anëtarët e Delegacionit. Në takim ishin të pranishëm edhe koordinatorët dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Vizita realizohet në vit kur shënohen 25 vite prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve dhe kryetari Xhaferi i vlerësoi marrëdhëniet bilaterale si miqësore, të hapura dhe të bazuara mbi respekt të ndërsjellë. Marrëdhëniet e shkëlqyera politike paraqesin bazë të rëndësishme për realizimin e formave më të larta të bashkëpunimit në fushën e shkencës, arsimit, mbrojtjes, bujqësisë, turizmit, shëndetësisë dhe medicinës, kulturës dhe fushave tjera. 

Në raport me Nismën e Varshavës 16+1, z. Xhaferi tha se është me rëndësi të jashtëzakonshme për projekte reale dhe konkrete që do të kontribuojnë për ndërlidhje më të mirë rajonale dhe bashkëpunim më të madh në drejtim të zhvillimit të përshpejtuar ekonomik. Në kuadër të Nismës, kryetari i Kuvendit informoi për formimin e Këshillit Koordinues të Kulturës në Bibliotekën Universitare Popullore "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, që ka për qëllim përforcimin dhe pasurimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet 16 shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës. 

Nënkryetari Çingli i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve si thellësisht miqësore dhe shprehu kënaqësi që të njëjtat vazhdimisht avancohen nëpërmjet bashkëpunimit në sfera të ndryshme. Ai nënvizoi se qëllimi është që në të ardhme të shfrytëzohen më shumë potencialet për bashkëpunim ekonomik dhe për këmbim të rritur tregtar. Ai informoi edhe për rritjen mbresëlënëse të ekonomisë kineze dhe për reformat që kontribuuan që Republika Popullore e Kinës të shndërrohet në shtet me prosperitet. Nismën 16+1 për intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të Republikës Popullore të Kinës me 11 vende anëtare të BE-së dhe 5 vende Ballkanike e vlerësoi si komplementare me bashkëpunimin e Republikës Popullore të Kinës me Bashkimin Evropian. Në fund, i drejtoi ftesë kryetarit Xhaferi ta vizitojë Republikën Popullore të Kinës me qëllim të vazhdimit të vizitave në nivelin më të lartë. 

Click