Udhëheqja parlamentare

E premte, 21 shtator 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, z. Fabio Masimo Kastaldo 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi u takua me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, z. Fabio Masimo Kastaldo, i cili merrte pjesë në Konferencën e liderëve të ri, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian, për pjesëmarrjen politike të të rinjve dhe të politikave rinore me deputetë nga Ballkani Perëndimor. 

Kryetari Xhaferi shprehu falënderim ndaj Parlamentit Evropian për mbështetjen që në vazhdimësi shprehet për procesin tonë integrues evropian, me çka tregojnë se qëndrojnë fortë pas qëllimeve tona strategjike. Në vazhdim, e informoi për të gjitha aktivitetet e ndërmarra në periudhën e kaluar për rritjen e dukshmërisë së shtëpisë ligjvënëse, që kontribuoi për rritjen e rejtingut të Kuvendit në publik. Duke theksuar se gjendemi në një moment historik, pas pothuajse tre dekadave të arrijmë para dyerve të Bashkimit Evropian, kryetari e njoftoi z. Kastaldo edhe me përgatitjet rreth referendumit të ardhshëm të cilat i ndërmerr Kuvendi si bartës i autorizuar i aktiviteteve.   

Nënkryetari Kastaldo e përshëndeti përkushtimin e institucioneve për tejkalimin e pengesave dhe arritjen e përparimit, me ç'rast e theksoi rolin vital të Kuvendit. Ai e përsëriti gatishmërinë e Parlamentit Evropian të vazhdojë të jetë mbështetësi dhe partneri kryesor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë edhe në të ardhme edhe në nivel politik edhe në atë ekspert. Në lidhje me referendumin e ardhshëm, z. Kastaldo nënvizoi se është me rëndësi qytetarët të dalin dhe ta shprehin qëndrimin e vet, ndërsa bojkotin e referendumit e konsideron si bojkot të demokracisë.   

Click