Udhëheqja parlamentare

E premte, 24 maj 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Papa Françeskun dhe kardinalin Pjetro Parolin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në kuadër të Manifestimit tradicional për nder të Sh. Kirilit, që mbahet me rastin e 24 majit, Ditës së iluministëve pansllav, vëllezërve Kirili dhe Metodi, realizoi takim me Papa Françeskun dhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin në Selinë e Shenjtë në Romë.

Kryetari Xhaferi e paraprin delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përbërë nga Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, Nikola Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ejup Alimi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, deputetja Irena Stefoska, kryetare e Komisionit për Kulturë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krsto Mukoski, përfaqësues i grupit parlamentar të pavarur të VMRO-DPMNE-së, Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev,zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vladimir Lazovski, zëvendësministër për kulturë, Viktor Dimovski, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare.

Në 50-vjetorin e mbajtjes së Manifestimit tradicional për nder të Sh. Kirilit, si edhe në 25–vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë, Kryetari Xhaferi kishte takim tet-a-tet me Papа Françeskun, ndërsa pastaj delegacioni u pranua në audiencë te Ati i shenjtë i Kishës Katolike Romake në Vatikan.

Në takim, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që pikërisht në jubile të këtilla të rëndësishme, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe Selisë së Shenjtë intensifikohen dhe thellohen.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi , në emër të të gjithë qytetarëve, Papa Françeskut i shprehu falënderim të sinqertë për vizitën e paradokohshme historike të vendit tonë, me çka na u dha mirënjohje në nivel botëror se si shtet jemi në rrugën e vërtetë prej të cilës nuk guxojmë të heqim dorë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë e civilizimit evropian. Vepra dhe trashëgimia e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, ose po e Nënës Terezë ose e Skënderbeut, nuk i takojnë vetëm një shteti ose një populli, por janë përfitim botëror dhe simbol i qëndrueshmërisë dhe humanizmit. Ato janë universale sipas përmbajtjes së vet, ato janë pjesë e civilizimit evropian dhe botëror, ndërsa ne jemi të obliguar që ato vlera ti kultivojmë dhe mbindërtojmë“, theksoi Kryetari i Kuvendit Xhaferi në takimin me Papa Françeskun.

Papa Françesku shprehu kënaqësi të madhe që ka nderin përsëri të pranojë delegacion nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të paraprirë nga Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Ai falënderoi shtetin tonë për pritjen e paradokohshme të ngrohtë dhe të sinqertë dhe theksoi se prej Republikës së Maqedonisë së Veriut është kthyer me përshtypje tepër të bukura. Papë Françesku siç tha, është sidomos i prekur nga prirja e të rinjve në vendin tonë të cilët, edhe pse me përkatësi të ndryshme fetare dhe etnike, ndërtojnë bashkëjetesë.

„Besoj në unitetin e të rinjve, dhe këtë e ndjeva në vendin tuaj. Populli juaj është porta për krishterimin në Evropë, që është me rëndësi të jashtëzakonshme”, porositi Papa Françesku.   

Kryetari Xhaferi dhe Papa Françepsku, bashkërisht konstatuan se Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe në korniza botërore po bëhet shembull për promovimin e dialogut, si instrument për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura.

Në këtë kontekst, Papa Françesku, në çastin kur Kryetarit Talat Xhaferi ia dhuroi dhuratën – skulpturën që simbolizon paqen, tha: “Mesazhi është të jeni emisarët e paqes”.   

Gjatë takimit me sekretarin shtetëror të Vatikanit, kardinalin Pjetro Parolin, kujdes i veçantë iu kushtua lirive fetare, si pjesë e të drejtave universale të njeriut. U përfundua se, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, respektohet në tërësi e drejta në fe, a me këtë edhe pozita e bashkësive fetare. Selia e Shenjtë e çmon veçanërisht qëndrimin e shtetit ndaj Kishës Katolike.

Kryetari Xhaferi, në takim shprehu bindjen se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë ta ecë me sukses rrugën e vet euroatlantike dhe se për këtë presim mbështetje nga Vatikani, në pjesën e promovimit të shtetit tonë në kornizat evropiane dhe botërore.

Njëkohësisht, u theksua se edhe në periudhën e ardhshme duhet të vazhdojnë edhe më shumë të thellohen marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë në të gjitha sferat shoqërore, aty ku kjo nevojitet. Me këtë rast, u potencua edhe bashkëpunimi i deritanishëm në fushën bibliotekare, restaurimi dhe konservimi i materialeve, si edhe në ndihmën eksperte për arkivimin dhe ruajtjen e artefakteve religjioze.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, Papa Françeskut i dhuroi skulpturë të themeluesve të letërsisë dhe shkrim-leximit sllav, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, të krijuar nga skulptori i njohur Tome Serafimovski, ndërsa e frymëzuar nga përmendorja e iluministëve pansllav që gjendet në Ohër. 

Papa Françesku Kryetarit Xhaferi i dhuroi skulpturë në të cilën ka pëllumb dhe degë ulliri që e simbolizon paqen.   Në kuadër të Manifestimit për nder të Sh. Kirilit, u mbajt lutje në Bazilikën San Klemente ku gjendet varri i Sh. Kirilit, në të cilën ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga delegacioni i Republikës së Bullgarisë.

Gjithashtu, të dy delragcionet bashkë do të vënë lule të freskëta para pllakave të vendosura për nder të Sh. virilit në Bazilikën Santa Marija Maxhore. 

 

 Inserte nga takimi 

Click