Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 13 mars 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME VASILIKA VIORIKA DANÇILA, KRYEMINSTRE E RUMANISË 

Vizitën e punës në Rumani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi e rrumbullakoi me takimin me Kryeministren e Rumanisë, z-njën Vasilika Viorika Dançila. 

Kryeministrja, z-nja Dançila shprehu kënaqësi për takimin dhe drejtoi urime për ligjet e nxjerra reformuese dhe tejkalimin e çështjeve të hapura me vendet fqinje. Njëkohësisht, drejtoi urime edhe për ratifikimin e sotëm të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Senatin e Rumanisë. Ajo nënvizoi se zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor paraqet prioritet për kryesinë rumune me ç'rast potencoi se fillimin e negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në në qershor do e konsiderojnë si arritjen kulmore të kryesimit rumun me Këshillin e BE-së. 

Kryetari Xhaferi falënderoi për mbështetjen e hapur të Rumanisë dhe uroi kryesim të suksesshëm me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe zgjedhje të ardhshme të suksesshme të Parlamentit evropian. Ai falënderoi për mbështetjen konzistente të rrugës sonë euroatlantike dhe nënvizoi se për ne anëtarësimi në NATO paraqet prioritet shtetëror kulmor dhe prioritet strategjik për të cilin ka mbështetje prej qytetarëve dhe konsensus të gjerë politik. Kryetari Xhaferi shprehu besim të sinqertë se gjatë kryesimit rumun me Këshillin e BE-së, Republika e Maqedonisë së Veriut do i fillojë negociatat aderuese për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2019. 

Bashkëbiseduesit theksuan se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në Bashkimin Evropian është me rëndësi të madhe jo vetëm për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Ndër të tjerat, u bisedua edhe për përparimin e pozitës së përfaqësuesve të minoriteteve në të dyja shtetet, ndërsa theks i veçantë u vu mbi intensifikimin e bashkëpunimit në planin kulturor, arsimor dhe ekonomik.   

Click