Udhëheqja parlamentare

E martë, 9 prill 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me z. Andrej Danko, Kryetar i Këshillit Nacional të Republikës Sllovake 

Në kuadër të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së dhe të vendeve kandidate për anëtarësim, që mbahet në Vjenë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me z. Andrej Danko, Kryetar i Këshillit Nacional të Republikës Sllovake. 

Gjatë takimit z. Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen bilaterale të hapur dhe të vazhdueshme, veçanërisht për ratifikimin e protokollit për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, gjë për të cilën javën e kaluar votoi shumicë tejet e madhe në Radën Popullore të Sllovakisë. Ai informoi se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës e tregon përcaktimin e qartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për avancimin e pajtimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, a e theksoi edhe përkushtimin në përmbushjen e detyrave nga agjenda reformuese dhe arritjen e përparimit të dukshëm në rrugën evropiane. 

Kryetari i Këshillit Nacional të Republikës Sllovake e përshëndeti arritjen e marrëveshjes me Greqinë si hap të guximshëm, strategjik dhe si sinjal të qartë për bashkësinë ndërkombëtare se vendi është i gatshëm të ballafaqohet me sfida. Sa i takon zgjerimit të Bashkimit Evropian, kryetari Danko shprehu mbështetje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe potencoi se procesi duhet të vazhdojë  edhe përskaj problemeve të brendshme të Unionit, siç është Bregziti. Kryetari Xhaferi kërkoi përkrahje nga kolegu i vet në drejtim të marrjes së datës për fillimin e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut në qershor të këtij viti, si impuls i fuqishëm për vazhdim në kursin reformues. 

Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si të suksesshëm edhe bashkëpunimin në raport me krizën migrante a me qëllim të përparimit të bashkëpunimit bilateral, Kryetari Xhaferi drejtoi ftesë për kolegun Danko që në periudhën e ardhshme ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Click