Udhëheqja parlamentare

E martë, 30 tetor 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me z-njën Luiza Vinton, koordinatore rezidente e Kombeve të Bashkuara (KB) dhe përfaqësues rezident i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PZHKB) në Republikën e Maqedonisë 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim lamtumirës me z-njën Luiza Vinton, koordinatore rezidente e Kombeve të Bashkuara (KB) dhe përfaqësues rezident i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PZHKB) në Republikën e Maqedonisë.

Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe u falënderua për angazhimin gjatë gjithë mandatit të saj. 

Luiza Vinton u falënderua për mundësinë për takim dhe shprehu bindjen se do të vazhdojë edhe më tutje mbështetja nga ana e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht e PZHKB, që janë në dispozicion me përvojën e vet shumëvjeçare për mbështetjen e hapjes së parlamentit ndaj qytetarëve. 

Bashkëbiseduesit gjithashtu biseduan edhe për rolin e Kuvendit në zbatimin e projekteve të cilët do të mbesin si kujtim i bukur nga bashkëpunimi i ndërsjellë. Z-nja Vinton e potencoi kënaqësinë nga implementimi i marrëveshjes me Republikën e Greqisë me qëllim që Republika e Maqedonisë të bëhet sa më shpejt anëtare e plotfuqishme në NATO dhe BE, a kjo do të thotë jo vetëm siguri për vendin por edhe transformim i shtetit. 

Në fund të takimit, kryetari Xhaferi i uroi z-njës Luiza Vinton sukses të mëtejshëm në karrierë dhe në të gjitha angazhimet e saj të ardhshme. 

Click