Udhëheqja parlamentare

E dielë, 7 prill 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME ZIGFRID BRAKE, KRYETAR I DHOMËS PËRFAQËSUESE TË PARLAMENTIT FEDERAL TË BELGJIKËS DHE NURLAN NIGMATULIN, KRYETAR I MAZHILISIT TË PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË KAZAKISTANIT

Në kuadër të Asamblesë së 140. të UIP, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takime bilaterale me Zigfrid Brake, kryetar i Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit Federal të Belgjikës dhe Nurlan Nigmatulin, kryetar i Mazhilisit të Parlamentit të Republikës së Kazakistanit.

Në takimin me z. Brake, kryetarin e Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit të Belgjikës, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin dhe theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve karakterizohen me miqësi, marrëdhënie të mira diplomatike dhe bashkëpunim të hapur në të gjitha fushat. Kryetari Xhaferi informoi për aktivitetet e Kuvendit dhe përparimin e vendit në procesin integrues euroatlantik me ç’rast nënvizoi se deri tani 11 vende anëtare e kanë ratifikuar Protokollin për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO  dhe shprehu shpresë se deri në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Londër, vendi ynë do të bëhet anëtar i plotfuqishëm në NATO. Gjithashtu, Kryetari Xhaferi informoi se punohet në mënyrë intensive në përmbushjen e rekomandimeve për reforma, dhe pritet që në qershor të këtij viti vendi ynë të marrë datë për fillimin e negociatave aderuese me BE-në.

Z. Brake i përshëndeti hapat historike të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj kah integrimi euroatlantik dhe evropian dhe nënvizoi se Mbretëria e Belgjikës i çmon lartë përpjekjet që i bëjmë në procesin reformues, sidomos në pjesën e sundimit të të drejtës dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ai theksoi se Mbretëria e Belgjikës e mbështet vendin tonë në përcaktimin e saj strategjik – anëtarësimin në NATO dhe BE me ç’rast theksoi se pas përfundimit të zgjedhjeve, edhe Belgjika do e ratifikojë Protokollin për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Bashkëbiseduesit gjithashtu bisedonin edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si një nga segmentet më të rëndësishme, sidomos duke e pasur parasysh prezencën e madhe të investimeve belge në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin me Nurlan Nigmatulin, kryetarin e Mazhilisit të Parlamentit të Republikës së Kazakistanit, Kryetari Xhaferi theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve janë në nivel të shkëlqyer dhe ekzistojnë mundësi për bashkëpunim në të gjitha fushat. Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që në të dy vendet ekziston interes për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e këmbimit tregtar dhe inicimin e aktiviteteve investuese. Po ashtu, ai nënvizoi se për shkak të pozitës gjeo – strategjike të Kazakistanit, ekziston interes strategjik afatgjatë për prezencën ekonomike në vendin tonë. me ç’rast sektori energjetik do të ishte primar për bashkëpunim dhe në këtë drejtim, Republika e Maqedonisë së Veriut do të mund të pozicionohej si urë e bashkëpunimit ekonomik të Kazakistanit dhe rajonit më gjerë.

Z. Nigmatulin shprehu kënaqësi për takimin dhe njëkohësisht, në kuadër të kryesimit me Takimin e Kryetarëve të Parlamenteve të Euroazisë, i drejtoi ftesë Kryetarit Xhaferi për vizitë oficiale në Kazakistan, duke theksuar se diplomacia parlamentare është e rëndësishme për përparimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Ai u pajtua se bashkëpunimi ekonomik është shumë i rëndësishëm  dhe se ekzistojnë mundësi të numërta për bashkëpunim, si në fushën e energjetikës, ashtu edhe në fusha tjera, a në favor të kësaj janë edhe vizitat e përhershme të ndërsjella të biznesmenëve të interesuar për investim në më shumë sektorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fund të takimit u vu theks edhe mbi mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut të nismave të Kazakistanit në organizatat ndërkombëtare, që është veçanërisht e shprehur në kuadër të KB dhe OSBE-së. 

Click