Udhëheqja parlamentare

E diel, 9 shtator 2018

Takim i z. Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me z. Ron Xhonson, senator nga SHBA-të

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot e pranoi z. Ron Xhonson, senator nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Mysafiri i lartë theksoi se ka ardhur në Republikën e Maqedonisë për ta transferuar dhe konfirmuar mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia japin shtetit tonë për tejkalimin e pengesës së fundit kah anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO, duke nënvizuar se anëtarësimi në NATO  e garanton sigurinë e Republikës së Maqedonisë, a me këtë nxitet rritja e ekonomisë, që në fakt është edhe qëllimi primar. Ai gjithashtu u falënderua për kontributin e deritanishëm të vendit tonë në misionet e NATO-s dhe për përcaktimin për harxhim të 2% të BPV për mbrojtje. 

Kryetari Xhaferi tha se vizita e Xhonson-it është vazhdimësi e mbështetjes nga SHBA-të, e shfrytëzoi rastin të falënderohet për ndihmën dhe mbështetjen tridhjetëvjeçare që SHBA-të ia japin Republikës së Maqedonisë. Kryetari po ashtu shprehu falënderim edhe për angazhimin pozitiv të Ambasadës së SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë dhe personelit të ambasadës, në krye me SH.T.Z. Xhes Bejli, në të kaluarën dhe tani. 

Kryetari Xhaferi foli edhe për aktivitetet që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i ka në kontekst të fushatës për referendumin dhe mënyrën e realizimit të saj. Ai e informoi mysafirin se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka legjitimitet të plotë, që si trup reprezentativ i qytetarëve, duke i marrë parasysh interesat e shtetit, ta udhëheqë dhe ta rrumbullakojë procesin e referendumit, deri në anëtarësimin në NATO. 

Kryetari Xhaferi më tutje e vërtetoi mysafirin e lartë se Republika e Maqedonisë është plotësisht e vetëdijshme se cilët janë partnerët strategjik dhe qëllimet strategjike të vendit, për arsye se mbështetja e qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe BE kurrë nuk ka qenë nën 70%, a më së shpeshti edhe shumë më tepër. 








 


Click