Udhëheqja parlamentare

E premte, 26 tetor 2018

Takim lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e BiH në Republikën e Maqedonisë, SH.S. Lepa Babiq  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim lamtumirës me ambasadoren e Bosnjës dhe Hercegovinës në Republikën e Maqedonisë, z-nja Lepa Babiq.  

Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm bilateral dhe ju falënderua ambasadores për angazhimin gjatë mandatit të saj për përforcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve. Ai nënvizoi se mbështetja e ndërsjellë e Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës vërtetohet me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat - në arsim, kulturë, siguri etj., me fokus të veçantë në integrimin e përbashkët në NATO dhe BE. 

Ambasadorja Babiq u falënderua për mundësinë për takim dhe shprehu bindjen se Republika e Maqedonisë dhe Bosnja dhe Hercegovina do të vazhdojnë edhe më tutje me bashkëpunimin shkëlqyer në angazhimin e përbashkët për integrim të plotë Euroatlantik të të dyja vendeve. Njëkohësisht, ambasadorja i nënvizoi mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit nëpërmjet këmbimit të studentëve, përforcimin e bashkëpunimit ekonomik përmes formimit të biznes klubeve të përbashkët, përforcimin e bashkëpunimit kulturor nëpërmjet promovimit të vlerave kulturore të të dyja vendeve dhe tjera. 

Bashkëbiseduesit gjithashtu biseduan edhe për marrëveshjet bilaterale dhe memorandumet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës a të cilat janë me interes për qytetarët e të dy vendeve dhe janë në fazën fillestare, siç është mundësimi i qytetarëve të dy vendeve ta kalojnë kufirin vetëm me letërnjoftime, njohja e lejeve për vozitje në të dyja shtetet, mundësia për hapjen e linjës ajrore në relacionin Shkup - Sarajevë. 

Në fund të takimit, kryetari Xhaferi i uroi sukses të mëtutjeshëm ambasadores Babiq në angazhimet e saj të ardhshme, duke shprehur shpresë se bashkëpunimi i ardhshëm parlamentar dhe përforcimi i komunikimit të drejtpërdrejtë dhe miqësore ndërmjet dy palëve në të gjitha nivelet do të jetë edhe më intensiv. 

Click