Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 16 janar 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin е Çekisë, SH.T.Z. Mirosllav Toman

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim pune me ambasadorin çek në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z.Miroslav Toman. Ambasadori Toman, e shfrytëzoi këtë rast që ta përurojë kryetarin Xhaferi për përmbushjen e kësaj pjese të Marrëveshjes së Prespës dhe njëkohësisht shprehu dëshira të sinqerta për rezultat pozitiv edhe nga ana e parlamentit grek pasi që shkurtimisht ishte informuar nga ana e kryetarit të Kuvendit për aktivitetet e deritanishme që zhvilloheshin në shtëpinë ligjvënëse. Kryetari Xhaferi theksoi se si shtet i ecim hapat e fundit para përmbushjes përfundimtare të kushteve që do të mundësojnë arritje të qëllimeve strategjike të vendit tonë, dhe ky është anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe BE, me ç'rast falënderoi për mbështetjen zemërgjerë që e pranojmë nga partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë. 

Click