Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 16 janar 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin francez Timonie 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim pune me ambasadorin francez në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Kristijan Timonie. Në takim bashkëbiseduesit folën për aktualitetet e fundit në shtëpinë ligjvënëse pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe për rezultatet e pritura nga ana e palës tjetër nënshkruese të Marrëveshjes së Prespës, në drejtim të rrumbullakimit të fazave të ardhshme të implementimit, gjë që do të mundësojë përmbushjen e kushteve për arritjen e qëllimeve strategjike të vendit tonë që nga pavarësimi i tij, gjegjësisht anëtarësim i plotfuqishëm në NATO dhe BE. Ky takim është në kuadër të takimeve të parapara me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.   

Click