Udhëheqja parlamentare

E martë, 31 korrik 2018

Takimi i Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, me përfaqësuesit e medieve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në takimin e rregullt mujor me gazetarët e akredituar, njoftoi se deputetët deri më 20 gusht janë të lirë, me ç'rast deri më 10 shtator, kur fillon fushata para referendumit, duhet të përfundojnë të gjitha obligimet të cilat i kanë para Dhomës Ligjvënëse. 

Ekzistojnë një varg çështjesh nga sfera e zgjedhjeve dhe emërimeve, siç janë kompletimi i trupave rregullatore, komisioneve, zgjedhja e drejtorit të ATO-së, të cilat duhet të përfundojnë. 

Në proces është përpunimi i buxhetit për të gjitha institucionet për vitin e ardhshëm, ndërsa nesër, njoftoi Xhaferi, do të ketë mbledhje Këshilli Buxhetor. Deri më tani janë mbajtur 57 seanca, dhjetëra janë të papërfunduara, por disa prej tyre më e kanë humbur kuptimin për t'u mbajtur. 

Kryetari i Kuvendit njoftoi se në koordinim me grupet parlamentare do të merret vesh për këto pika dhe mbledhje. 

Në pyetjen për botimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, Xhaferi tha se vendimin e ka miratuar Kuvendi dhe se më përkatëse është botimi në „Gazetën Zyrtare“ të jetë pas referendumit, kur do ta kemi edhe mendimin e qytetarëve. 

Më së paku nevojitet, deklaroi Kryetari i Kuvendit, të ketë zgjedhje të parakohshme dhe për këtë arsye nuk duhet të merremi me çështje hipotetike. Të gjithë duhet të kontribuojmë për realizimin e asaj që është në interes të qytetarëve dhe të shtetit. Xhaferi theksoi se çdoherë ka qenë optimist dhe u beson qytetarëve, të cilët në të gjitha anketat e deritanishme, në shumicën prej afër 80%, kanë treguar se duan të jenë pjesë e BE-së dhe NATO-s.  

Click