Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 17 maj 2017

Takimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi me Shefen e Misionit të OSBE-së në Shkup  znj. Nina Suomallanen 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot u takua me Shefen e Misionit të OSBE-së në Shkup, amb. znj. Nina Suomallanen. 

Ambasadorja znj. Suomallanen ia uroi z.Talat Xhaferi zgjedhjen kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shprehu bindje për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe të frytshëm. Duke nënvizuar se Misioni i OSBE-së është prezent në vend nga viti 1992, ajo theksoi se në periudhën e fundit, krahas prioriteteve kryesore të cilat dalin nga mandati i saj, Misioni i ndjek me vigjilencë gjendjen politike dhe ngjarjet në vend. Ajo përkujtoi se që më 27 prill 2017 kryesuesi dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së e dënuan fuqishëm dhunën në Parlament, ndërsa ditën e ardhshme vijoi edhe Deklarata e përbashkët e shefave të Delegacionit të BE-së, Ambasadës amerikane, Misionit të OSBE-së dhe Zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup në lidhje me incidentet. 

Kryetari z. Talat Xhaferi, shprehu falënderim për mbështetjen e Misionit të OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike në vend. Duke theksuar se ngjarjet e padëshiruara të 27 prillit nuk guxojnë të përsëriten në të ardhmen, ai vlerësoi se ekspertiza e OSBE-së do të jetë mjaft e dobishme në ndarjen e praktikave më të mira në lidhje me vendosjen e sigurimit të brendshëm të parlamenteve. Njëkohësisht, z. Xhaferi e përsëriti bindjen e tij se Kuvendi duhet maksimalisht të jetë transparent dhe kooperativ me qytetarët, me sektorin joqeveritar dhe me mediet. 

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për aktivitetet e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, para se gjithash, për zgjedhjen e qeverisë së re si shprehje e shumicës parlamentare dhe për formimin e komisioneve të Kuvendit, delegacioneve dhe grupeve parlamentare për bashkëpunim. Në lidhje me gjendjen aktuale lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale, Kryetari Xhaferi informoi për koordinimin e mbajtur me liderët e partive politike, ku u morën vesh që zgjedhjet do të mbahen në gjymën e parë të muajit tetor, si dhe për hapat që duhet t'i marrë Kuvendi i Republikës së Maqedonsië për shpalljen e zgjedhjeve.

Në fund të takimit, z. Xhaferi dhe znj. Suomallanen u përqendruan në rolin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në aktivitetet e së cilës Kuvendi i Republikës së Maqedonisë rregullisht merr pjesë dhe e theksoi kontributin e tij vital në lehtësimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërparlamentar.   

Click