Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 10 maj 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi, me Ambasadoren e Zvicrës, znj. Sibil Suter Tejada 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim zyrtar me ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, znj. Sibil Suter Tejada, e cila duke ia uruar zgjedhjen e funksionit kryetar i Kuvendit, i dëshiroi mandat të suksesshëm. Ajo shfaqi shpresë së pas krizës politike, së shpejti, në mënyrë demokratike, do të rietablohen institucionet shtetërore, si fazë e ardhshme në stabilizimin e vendit.   

Ambasadorja e nënvizoi gatishmërinë e mëtutjeshme të Konfederatës së Zvicrës të vazhdojë aktivisht me projektet në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku në Institutin parlamentar ka rol të drejtpërdrejtë financiar dhe profesional në aktivitetet e tij. Gjithashtu, informoi për projektin e ri i cili ka për qëllim ta përfshijë gjithë Kuvendin, me ç'rast do të përpunohen në mënyrë plotësuese fazat, bartësit dhe aktivitetet e përgjithshme për realizimin e tij. 

Kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Xhaferi, shprehu falënderim për ndihmën dhe mbështetjen e madhe nga Qeveria dhe Parlamenti i Konfederatës së Zvicrës në ndërtimin dhe avancimin e kapaciteteve demokratike të Republikës së Maqedonisë e veçanërisht të Kuvendit, me ç'rast shfaqi shpresë se ai kontinuitet do të mbahet edhe në të ardhmen.  

Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe pritje edhe për ngjarjet e padëshirueshme të 27 prillit në dhomën më të lartë të qytetarëve, për gjendjen politike aktuale në Republikën e Maqedonisë, për hapat e ardhshme lidhur me formimin e qeverisë së re si shprehje e shumicës parlamentare, pastaj për situatën juridike aktuale lidhur me shpalljen e zgjedhjeve lokale (edhe në kontekst të projekteve tashmë të filluara të komunave me Qeverinë zvicerane), si dhe për rolin e kryetarit dhe e gjithë Kuvendit në këtë procedurë në pajtim me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore.   

Duke besuar në bashkëpunimin e mëtutjeshëm, veçanërisht për shkak të lidhjeve të ngushta njerëzore të cilat të dyja shtetet i kanë të vendosura me dekada me radhë përmes diasporës së shumtë maqedonase e cila jeton, punon dhe kontribuon realisht në jetën ekonomike dhe shoqërore në Zvicër, bashkëbiseduesit shprehën pritje se bashkëpunimi i ngushtë, i ngrohtë dhe miqësor ndërmjet të dyja shteteve do të vazhdojë me ritëm të njëjtë edhe në periudhën e ardhshme.   

Click