Udhëheqja parlamentare

E premte, 30 qershor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Rumanisë, SH.T. Viorel Stanilla 

Në takimin e sotëm me ambasadorin e Rumanisë, SH.T. Viorel Stanilla, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, e përshëndeti mbështetjen e deritanishme që Rumania ia jep Republikës së Maqedonisë për integrimet euroatlantike dhe shpreson se ky proces i integrimit në BE do të marrë një dimension të ri dhe të fuqishëm në periudhën e ardhshme. 

„Për nga bindjet jam demokrat, dhe përpiqem në këtë frymë demokratike t'i zbatoj rregullat dhe procedurat parlamentare në tërësi, dhe shpresoj se do të arrij në të dhe të gjithë së bashku duhet të pranojmë se 27 prilli është një histori pas nesh“, theksoi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dhe në këtë frymë e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar, si dhe rëndësinë nga përparimi i tërë marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet të dyja vendeve mike.

Ambasadori i Rumanisë duke e shprehur kënaqësinë e vet nga takimi me Kryetarin Xhaferi i dërgoi urim personalisht nga kryetari i Senatit të Rumanisë dhe e shprehi bindjen dhe shpresën e tij se me Kryetarin e ri të Kuvendit, si dhe me zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë përfundimisht do të hapen mundësitë dhe perspektivat e reja për zhvillimin dhe integrimin evropian të vendit tonë. Ambasadori i Rumanisë e theksoi nevojën nga bashkëpunimi reciprok i të dyja vendeve në të gjitha sferat dhe e theksoi caktimin e Rumanisë të vazhdojë të na mbështesë drejt anëtarësimit tonë në NATO dhe BE. 

Në fund, të dy bashkëbiseduesit e ndan caktimin e tyre se do të japin kontributin e tyre për përforcimin e bashkëpunimit reciprok.   

Click