Udhëheqja parlamentare

E enjte, 12 tetor 2017

Тakimi i kryetarit Xhaferi me ambasadorin sllovak, SH.T. Martin Bezak 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot e pranoi në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë, z. Martin Bezak. 

Takimi kaloi në atmosferë të këndshme dhe të sinqertë ku kryetari i Kuvendit shprehu falënderim të sinqertë për përkrahjen e madhe bilaterale që Republika e Sllovakisë ia jep Republikës së Maqedonisë në ballafaqimin me krizën migrante, nëpërmjet ndihmës konkrete materiale dhe njerëzore. Republika e Sllovakisë, si edhe shtetet tjera të Grupit të Vishegradit, e njohu seriozitetin e krizës dhe ofroi ndihmë përkatëse në ballafaqimin me pasojat, për arsye se Republika e Maqedonisë i mbronte kufijtë e Republikës së Sllovakisë por edhe të gjithë Evropës. Njëkohësisht, u përshëndet përkrahja e deritanishme që Republika e Sllovakisë ia jep Republikës së Maqedonisë në planin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ambasadori Bezak theksoi se, Republika e Maqedonisë në shtetin e tij ka partner të sinqertë dhe stabil, partner i cili në nivelin bilateral dhe multilateral edhe në ardhmëri do të japë përkrahje të vazhdueshme për integrimin euroatlantik dhe për stabilitetin në planin ndërkombëtar. Ai nënvizoi se diplomati i tyre kryesor, z. Mirosllav Llajçak është kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Republika e Maqedonisë mund të llogarisë në përkrahje stabile atje. Përveç kësaj, vitin e ardhshëm, Republika e Sllovakisë e ndërmerr kryesimin me Grupin e Vishegradit ndërsa prej vitit 2019, edhe kryesimin me OSBE-në. Këto forume ndërkombëtare paraqesin spektër të gjerë për lobim dhe për zgjidhjen e çështjeve aktuale të cilat janë në fushëveprimin e diplomacisë multilaterale dhe bilaterale, dhe në të njëjtët, Republika e Sllovakisë do i mbrojë fortë interesat e Republikës së Maqedonisë. 

Ambasadori Bezak informoi edhe për fillimin e Projekti Slovako – Amerikan "Konventa nacionale për Bashkimin Evropian". Ky është projekt i cili me sukses të madh aplikohet tani më disa vite në të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor, përveç në Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Kosovës. Projekti jep ndihmë profesionale dhe kompetente në procesin e fillimit të negociatave me Komisionin Evropian dhe është forum inkluziv i cili i përfshin të gjitha segmentet e shtetit - institucionet shtetërore, shoqërinë civile, biznes bashkësinë, institucionet religjioze dhe deri tani, funksionimi i tij pa mangësi tregoi rezultate të dukshme dhe pozitive. Muajin e ardhshëm, pritet fillimi oficial i  Projektit për Republikën e Maqedonisë në Shkup. me ç'rast do të vijojnë një sërë aktivitetesh për implementimin e tij. 

Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi, shprehu përkrahje të madhe për Projektin dhe theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë edhe më tutje do të mbetet institucion i hapur për çfarëdo lloj iniciativa me të cilat avancohet pozita ndërkombëtare e shtetit dhe përforcohen kapacitetet e saj të brendshme. Shprehu gatishmëri për propozimin që një pjesë e aktiviteteve të këtij Projekti të realizohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për arsye se Projekti është për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ndërsa Kuvendi është shtëpia e tyre.

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për më shumë çështje aktuale, si edhe për aktivitetet e ardhshme me prioritet të Kuvendit, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. U konstatua se diplomacia parlamentare jep mundësi të gjera për përparimin e diplomacisë interparlamentare më të afërt, si në nivel të kryetarëve të parlamenteve, ashtu edhe në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim. 

Click