Udhëheqja parlamentare

E enjte, 29 qershor 2017 

Takimi i Kryetarit Xhaferi me shefin e Zyrës për lidhje të Republikës së Greqisë në Shkup, ambasadori z.  Dimitris Janakakis  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot u takua me shefin e Zyrës për lidhje të Republikës së Greqisë në Shkup, ambasadori z. Dimitris Janakakis.

Kryetari Talat Xhaferi i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit të Republikës së Greqisë dhe shprehu kënaqësi për sinjalet dhe shenjat e mira për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve pas vizitës së paradokohshme të ministrit të Punëve të Jashtme, z. Dimitrov në Athinë.  

Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi shprehu gatishmëri për ta riafirmuar ftesën për Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, z. Nikollaos Vucis, për vizitën në Republikën e Maqedonisë, si dhe mundësinë për takime në margjinat e mbledhjeve parlamentare ndërkombëtare.  Njëkohësisht, ai informoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë rregullisht formon Grup parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë. 

Duke ia uruar zgjedhjen Kryetar i Kuvendit, ambasadori z. Dimitris Janakakis, përkujtoi se edhe Kryetari i Parlamentit të Greqisë, z. Nikollaos Vucis, ka dërguar urime për zgjedhjen e z. Xhaferi. Ai vlerësoi se përveç problemit me emrin, ndërmjet të dyja vendeve nuk ka çështje tjera të hapura serioze, kurse komunikimi i rregullt dhe kontaktet mund të kontribuojnë për zgjidhjen më të shpejtë të këtij problemi. Republika e Greqisë e mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të fqinjit të tij dhe i uron sukses në aspiratat euroatlantike. 

Sipas ambasadorit, masat për ndërtimin e besimit ndërmjet të dyja vendeve deri më tani kanë dhënë rezultate të matshme në më tepër sfera, por ekzistojnë mundësi tjera për përparimin e bashkëpunimit bilateral.  

Kryetari z. Xhaferi, shpreson se do të gjendet zgjidhja për çështjen e vetme që qëndron në rrugën e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO.  

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan për nevojën për takime të shpeshta ndërmjet përfaqësuesve të të dyja vendeve, të cilët do të kontribuojnë në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përmirësimin e perceptimit ndërmjet popujve.

Click