Udhëheqja parlamentare

E enjte, 23 gusht 2018

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME EURODEPUTETIN RAJNHARD BUTIKOFER 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot u takua me eurodeputetin nga Republika Federative e Gjermanisë, z. Rajnhard Butikofer, përfaqësues i Grupit të Aleancës së lirë evropiane dhe anëtar i grupit Miq të Maqedonisë në Parlamentin Evropian. Në mbledhjen ishin të pranishëm edhe deputetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Liljana Popovska dhe znj. Maja Moraçanin.  

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin, i cili realizohet në çastin kur finalizohen përpjekjet për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. Kryetari Xhaferi e konstatoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian, mbështetës i fuqishëm i proceseve eurointegruese të vendit. Ky bashkëpunim do ta shënojë intensitetin e tij në shtator të këtij viti, kur Kuvendi do të jetë organizator dhe nikoqir i përbashkët në Mbledhjen e 15-të të Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE dhe në Konferencën e liderëve të rinj politikë të Ballkanit Perëndimor. Ai gjithashtu i përshëndeti marrëdhëniet bilaterale intensive me Republikën Federative të Gjermanisë, mbështetëse e fuqishme e bashkimit të kontinentit evropian dhe partnere e jona në rrugën e anëtarësimit në BE, si dhe iniciativën e kancelarit Merkel nga viti 2014 për fillimin e procesit të Berlinit, veçanërisht iniciativën për themelimin e zyrës së të rinjve RIKO, ku Maqedonia ka pjesëmarrje të saj aktive.  

Z. Butikofer, duke u falënderuar për takimin e realizuar, theksoi se Kuvendi ka rol të rëndësishëm në realizimin e progresit në proceset eurointegruese. Ai theksoi se zhvillimi i Ballkanit Perëndimor nuk mund të injorohet dhe se BE-ja ndan interes të përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm, sundim të së drejtës dhe stabilitet politik të rajonit, por edhe se deklaratat për stopimin e zgjerimit të BE-së tani kanë ndryshuar në drejtim të hapjes së dyerve për anëtarësim në BE për gjithë rajonin. Z. Butikofer i lavdëroi të gjitha përpjekjet që u bënë në kuadër të Kryesimit të Bulgarisë me Këshillin e BE-së dhe theksin e vënë në proceset integruese të vendeve nga Ballkani Perëndimor.  

Z.  Butikofer, dëshiroi referendum të suksesshëm, mbështetje të hapur nga miqtë evropianë, sepse rezultati pozitiv në referendumin është përfitim jo vetëm për qytetarët e Republikës së Maqedonisë por edhe për gjithë qytetarët e BE-së. 




Click