Udhëheqja parlamentare

E hënë, 22 tetor, 2018, Pragë   

Takimi i Kryetarit Xhaferi me kryeministrin e Çekisë Babish 

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi u takua me Andrej Babish, Kryeministër i Republikës së Çekisë. 

Kryeministri Babish theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Republikës së Maqedonisë janë të shkëlqyeshme, pa çështje të hapura dhe zhvillohen në komunikim intensiv. Republika e Çekisë edhe më tutje do t'i mbështesë fuqishëm integrimet euroatlantike të RM-së, sepse shtetet e Ballkanit Perëndimor janë shumë të rëndësishme për Evropën dhe paraqesin pjesë të saj natyrore. Në lidhje me lëvizjet migruese, Babish theksoi se RM-ja ishte shtet i cili fillimisht u ballafaqua me valën e migrantëve nga Siria dhe e cila u ballafaqua suksesshëm me menaxhimin e kësaj sfide. 

Kryetari Xhaferi e njoftoi bashkëbiseduesin me gjendjen aktuale në RM, veçanërisht për procesin për nismën për ndryshimin e Kushtetutës së RM-së, si dhe hapat e ndërmarrë për avancimin e bashkëpunimit me fqinjët, veçanërisht nënshkrimin e marrëveshjeve me Republikën e Bulgarisë dhe me Republikën e Greqisë. Hapja e proceseve për integrimin e RM-së në BE dhe NATO rezultoi me fillimin e skriningut me BE-në muajin e kaluar dhe fillimin e negociatave aderuese me NATO-n javën e kaluar. Të gjitha institucionet shtetërore në RM punojnë me përkushtim në finalizimin e këtyre qëllimeve strategjike për shtetin, të cilat njëkohësisht kanë mbështetje të fuqishme nga një përqindje shumë e madhe e popullatës në RM. Në lidhje me krizën e migrantëve, Kryetari i Kuvendit shprehu falënderim të sinqertë për ndihmën konkrete, për mbështetjen logjistike të policëve çekë në kufirin maqedonas-grek të cilët kontribuojnë çdo ditë për stabilitetin. Në atë kontekst, Kryetari Xhaferi e riafirmoi falënderimin për ndihmën dhe mbështetjen e Republikës së Çekisë, e cila bashkërisht me Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë si shtete anëtare të BE-së dhe të Grupit të Vishegradit, i ofruan ndihmë maksimale Republikës së Maqedonisë në ballafaqimin me valën e migrantëve.

Kryeministri Babish u angazhua për bashkëpunim më të fortë ekonomik ndërmjet të dyja vendeve, investime më të mëdha çeke në RM, si dhe punë më dinamike të Komisionit të Përzier për Bashkëpunim Ekonomik të Odës Ekonomike. Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindje reciproke se ruajtja e bashkëpunimit të vazhdueshëm në të gjitha nivelet do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, përmirësimin dhe avancimin e tyre. 

Në përbërjen e delegacionit tonë janë edhe deputetët Jagoda Shahpaska, kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Republikës së Çekisë, Teuta Bilalli dhe Vlladanka Aviroviq, anëtarët e Grupit. 

 

Takimi i Kryetarit Xhaferi me kryeministrin e Çekisë Babish

Click