Udhëheqja parlamentare

E martë, 2 prill 2019

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME KRYEMINISTRIN E REPUBLIKËS SË GREQISË, ALEKSIS CIPRAS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Kryeministrin e Republikës së Greqisë, z. Aleksis Cipras, i cili është kryeministri i parë grek që qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Në takim ishin të pranishëm edhe znj. Anastasija Anagnostopulu, ministre alternative e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë dhe ambasadori z. Dimitris Janakakis, si dhe znj. Irena Stefoska, kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë dhe z. Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Xhaferi, duke e vlerësuar takimin si historik, e uroi z. Cipras dhe z. Zaev për guximin dhe për hapat e ndërmarra me të cilat u tejkalua kontesti me dekada ndërmjet të dyja vendeve dhe në këtë mënyrë u hap rruga për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcaktimi strategjik i shtetit dhe i shumicës së qytetarëve të saj. 

Si parlament, i mbështesim të gjitha angazhimet për shndërrimin e bashkëpunimit kontraktues në projekte konkrete, që presim të marrin në intensitet në të ardhmen, theksoi Kryetari Xhaferi.

Ai sugjeroi në faktin se pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, vendoset korniza juridike e cila do të mundësojë bashkëpunim parlamentar në të gjitha bazat dhe në këtë drejtim i informoi të pranishmit për ftesën e dërguar te kolegi i tij Nikollaos Vucis që të realizojë vizitë bilaterale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për kërkesën e dërguar te pala greke për formimin e grupit për miqësi në Parlamentin e Greqisë me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Cipras, duke falënderuar për mbështetjen e dhënë, theksoi se në periudhën e kaluar u miratuan vendime të mëdha dhe u ndërmorën hapa të mëdha, dhe në këtë kontekst, i uroi Kryetarit Xhaferi për qetësimin në mbajtjen e procedurës institucionale në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, që e vlerësoi si proces të vështirë edhe për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe për Parlamentin e Greqisë.

Ai shprehi keqardhje për zbrazëtirën tredekadëshe ndërmjet të dyja parlamenteve dhe u shpreh se pret që Marrëveshja të hap mundësinë për plotësimin e kësaj zbrazëtire. Ai e informoi Kryetarin Xhaferi për ofertën e marrë nga ana e Kryetarit të Parlamentit të Greqisë, z. Nikollaos Vucis dhe shpreson se kjo së shpejti do të realizohet. Gjithashtu, e shprehu mbështetjen në formimin e grupit për miqësi në Parlamentin e Greqisë, i cili do të mundësojë shkëmbimin e ideve dhe përvojave dhe afrimin ndërmjet deputetëve të të dyja vendeve, që do të kontribuojë për afrimin edhe të qytetarëve të të dyja vendeve. Kryeministri Cipras dërgoi urime për qeverinë e koalicionit, veçanërisht për Kryetarin Xhaferi si përfaqësues i elementit shqiptar në vend për përfaqësimin adekuatë të interesave të tij, si dhe në lidhje me mundësinë për shfrytëzimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e Republikës së Greqisë ndërmori hapa për mbështetjen e proceseve eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse beson se kjo është rruga që do ta sigurojë paqen dhe stabilitetin që është me rëndësi edhe për popujt e këtyre vendeve, theksoi Cipras.

Ai e bindi Kryetarin Xhaferi se Greqia do të japë mbështetje serioze dhe do të jetë partner i besueshëm në realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me proceset eurointegruese, Kryetari Xhaferi falënderoi për mundësinë që vendi të bëhet anëtare e Iniciativës Adriatike Joniane dhe që mundësoi kalimin në fazën e dytë të Procesit për Stabilizim dhe Asocim dhe e informoi bashkëbiseduesin për rrumbullakësimin e aktiviteteve reformuese të Kuvendit në lidhje me Planin 18, me çka pritet vendi të marrë edhe datë konkrete për fillim të negociatave për anëtarësim në BE në qershor të këtij viti. 

Të dy bashkëbiseduesit e shprehën mbështetjen për proceset e ardhshme në lidhje me miratimin e rregullativës së nevojshme për zbatimin e projekteve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, të cilat do të imponojnë mbështetje maksimale nga ana e të dyja parlamenteve. Suksesi i realizimit të tyre do t’u mundësojë qytetarëve të binden në rregullshmërinë e vendimeve të miratuara paraprakisht nga ana e politikanëve të të dyja vendeve dhe do ta avancojnë bashkëpunimin në një numër të madh sferash me interes të përbashkët për të dyja vendet dhe për qytetarët e saj. 

Click