Udhëheqja parlamentare

E premte, 13 korrik 2018, Varshavë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Çekisë, z. Radek Vondraçek 

Në suazat e Samitit të 3-të të kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe kremtimit të 550 vjetorit të parlamentarizmit polonez, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me homologun e vet nga Parlamenti i Çekisë, z. Radek Vondraçek. 

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit biseduan për gjendjet aktuale në vend dhe në rajon dhe në mënyrë të ndërsjellë konstatuan se samitet e këtij lloji janë mundësi e shkëlqyer për përforcimin e diplomacisë parlamentare, që në fakt ishte edhe në fokusin e këtij samiti në Varshavë.

Me kënaqësi, të dy kolegët u pajtuan se ekziston bashkëpunim i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve në shumë fusha, a sidomos në fushën e krizës migrante, ku forcat çeke të sigurisë së bashku me forcat e sigurisë të Republikës së Maqedonisë, në nivel jashtëzakonisht të lartë dhe profesional e kryejnë  detyrën e vet të sigurimit të kufirit jugor.

Kryetari Xhaferi theksoi se një nga prioritetet e mandatit të tij si kryetar i shtëpisë ligjvënëse është diplomacia parlamentare, si mënyrë e drejtpërdrejtë dhe e pangarkuar e komunikimit të drejtpërdrejtë ndërmjet parlamenteve. Kjo paraqet bazë solide për zhvillimin e marrëdhënieve në më shumë nivele të vendeve në rajon dhe më gjerë. Republika e Maqedonisë e çmon lartë mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Çekisë e jep në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ajo është anëtare e plotfuqishme.

Nga ana e vet, z. Vondraçek nënvizoi se për Republikën e Çekisë, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane është alternativa e vetme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Republika e Çekisë, e mirëpret bashkëngjitjen sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në familjen evropiane. 

Në fund të takimit, kryetari i Parlamentit të Republikës së Çekisë, i  dha kryetarit Xhaferi ftesë për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë. 

Click