Udhëheqja parlamentare

E hënë, 14 tetor 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Sllovenisë Dejan Zhidan  

Në kuadër të Asamblesë së 141. të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet në Beograd, Republika e Serbisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi realizoi takim me Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë Dejan Zhidan. 

Kryetarët e parlamenteve të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë u pajtuan se ky takim paraqet edhe një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy shteteve, që në vazhdimësi janë miqësore dhe pa çështje të hapura, të bazuara mbi miqësinë tradicionale, partneritetin e fuqishëm strategjik, bashkëpunimin shumëvjeçar konstruktiv dhe mbështetjen në planin bilateral dhe multilateral. 

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që bashkëpunimi parlamentar ndërmjet dy vendeve shënon avancim të përhershëm dhe intensitet të zmadhuar, për çka flasin vizitat e shumta të deputetëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë. Ai foli edhe për trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, me takime të shumta të realizuara në nivel të lartë dhe dinamizmin e dialogut politik. Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje që Republika e Sllovenisë në vazhdimësi në mënyrë aktive e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO dhe BE, si edhe për ratifikimin e shpejtë nga ana e parlamentit slloven të Protokollit aderues për anëtarësim të vendit tonë në NATO. 

Kryetari i parlamentit slloven Zhidan, shprehu kënaqësi për takimin në kuadër  të margjinave të UIP dhe theksoi se ndërmjet dy vendeve ekziston traditë shumëvjeçare e marrëdhënieve miqësore në nivel bilateral dhe multilateral. Ai foli për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe prezencën e investimeve të huaja në vend dhe në rajon si vegël për bashkëpunim dhe për mbështetje të vendit tonë në rrugëtimin e tij në NATO dhe BE.  Xhaferi dhe Zhidan folën edhe për Procesin e Berlinit si nxitës i fuqishëm për BE perspektivat të vendeve nga Ballkani Perëndimor, e me të cilin për momentin kryesojnë bashkë Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. 

U bë fjalë edhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, me ç’rast ishte vlerësuar se në më shumë fusha ekziston potencial i madh për intensifikimin e bashkëpunimit të shkëlqyer, a sidomos në pjesën e ekonomisë, bujqësisë, energjetikës, industrisë, arsimit dhe kulturës. 

Bashkëbiseduesit shprehën shpresë se bashkëpunimi ndërmjet deputetëve të dy vendeve do të thellohet edhe më shumë, si në planin bilateral ashtu edhe në planin multilateral, në kudër të asambleve parlamentare ndërkombëtare. 

Click