Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 4 tetor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ministrin e Punëve të Jashtme të Dukës së madhe të Luksemburgut, SH.T. Zhan Aselborn

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, z. Zhan Asellborn.  

Në takim, kryeparlamentari Xhaferi i nënvizoi marrëdhëniet e hapura dhe miqësore ndërmjet dy vendeve dhe e theksoi nevojën që këto relacione në të ardhmen të përforcohen dhe intensifikohen. Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje për përkrahjen e deritanishme që Luksemburgu ia jep Maqedonisë dhe vendeve të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kontekstin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai gjithashtu e potencoi rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit parlamentar me Luksemburgun, si dhe nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm në të gjitha nivelet. Kryeparlamentari Xhaferi, theks të veçantë i vu gatishmërisë së shtetit për të nxjerrë mësim nga kriza politike dhe ngjarjet e 27 prillit, dhe shprehu bindjen se institucionet e Republikës së Maqedonisë kanë kapacitet për të mundësuar zgjidhjen ligjore të tyre.  

Gjatë takimit, kryetari Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në arritjen e qëllimit të saj strategjik - anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian, dhe se ai si kryetar i organit ligjvënës do të kontribojë që vendi të ecë përpara, dhe të mos kthehet në të kaluarën.   

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Zhan Asellborn, shprehu kënaqësi dhe falënderim për takimin me kryetarin e Kuvendit, duke përgëzuar kryetarin për udhëheqjen e suksesshme të deritanishme të Kuvendit. Ai, gjithashtu theksoi se e ka parë dhe e ka ndjerë entuziazmin e Qeverisë së re në Republikën e Maqedonisë dhe shprehu përkrahje që vendi të vazhdojë të lëvizë në drejtimin e zgjedhur. Ministri Asellborn e potencoi rëndësinë e vlerave evropiane, siç është sundimi i të drejtës dhe liria e mediumeve, dhe e përkrahu nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë si hap pozitiv për vendin tonë i cili është në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit rajonal, që është argument i rëndësishëm për Brukselin dhe BE-në, duke shprehur shpresë se vendi do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s fuqishëm dhe me përkushtim. 

Bashkëbiseduesit theksuan se të dyja palët duhet të angazhohen për avancimin e marrëdhënieve ekzistuese të mira bilaterale, pasi ato janë në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.                                                                                                                         

Click