Udhëheqja parlamentare

E enjte, 5 tetor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e NDI-së  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, i shoqëruar nga Sekretari gjeneral i Kuvendit, z-nja Cvetanka Ivanova, sot realizoi takim me z.Ken Vollak, kryetar i Institutit Nacional Demokratik Amerikan, me z. Robert Benxhamin, drejtor rajonal i IND nga SHBA për Evropën dhe me z.Kris Henshou, drejtor i NDI për Maqedoninë. 

Gjatë takimit u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga vëllimi i bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar të cilin e kanë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe IND, si edhe intenca e thellimit të tij të mëtutjeshëm. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, shprehu falënderim për nismat e shumta të ngritura për bashkëpunim, ndër të cilat edhe hapja e Institutit Parlamentar, me ç'rast nga ana e z.Vollak u theksua se IND mbet edhe më tutje i hapur për realizimin e projekteve të ardhshme dhe për bashkëpunim  parlamentar. 

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për intensifikim akoma më të madhe të aktiviteteve në periudhën që vijon. 

Click