Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 27 mars 2019

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË INICIATIVËS ADRIATIKO-JONIANE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të Iniciativës Adriatiko-Joniane, Ambasadori Xhovani Kastelaneta, i shoqëruar nga anëtarët e Sekretariatit dhe z. Ivan Ivanisheviq, drejtor i përgjithshëm për çështje multilaterale në MPJ të Malit të Zi, në funksion të vendit kryesues me iniciativën. 

Kryetari Xhaferi theksoi se angazhimi shumëvjeçar për anëtarësim të vendit në këtë iniciativë, e cila për shkaqe të arsyeshme nuk ishte e mundshme të realizohet, pas tejkalimit të kontestit me Republikën e Greqisë, u bë realitet dhe ai është Kryetari i parë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka marrë pjesë në mbledhje të kryetarëve të parlamenteve në Mal të Zi, para disa javësh. 

Kryetari Xhaferi i informoi bashkëbiseduesit se të gjitha institucionet në vend, kanë punuar me përkushtim në përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në tejkalimin e të gjitha çështjeve të hapura, të cilat janë në drejtim të ndryshimit të perceptimit për rajonin si gjenerator të konflikteve. 

„Anëtarësimi në këtë iniciativë kontribuon për lidhshmëri më të madhe rajonale, por edhe për stabilitetit më të madh politik dhe ekonomik.  Duke i pasur parasysh se në mesin e sferave prioritare të iniciativës janë turizmi dhe kultura të cilat u mundësojnë vendeve që të njoftohen më afër dhe të bashkëpunojnë reciprokisht, mbetemi të hapur për bashkëpunim në të gjitha sferat me interes të përbashkët me të gjitha vendet anëtare“, theksoi Xhaferi.  

Ambasadori Kastelaneta, duke dërguar edhe njëherë përgëzime për anëtarësimin e vendit në Iniciativën Adriatiko-Joniane, që e hapi edhe rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe anëtarësimit të ardhshëm në BE, shprehu pritje për bashkëpunim më të ngushtë, përcjellje të përvojave, mbështetje dhe ndarje të kulturës nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vende tjera të iniciativës.  Për to, segment të rëndësishëm ka bashkëpunimi parlamentar, sepse parlamentet shërbejnë si hallkë për lidhje me qytetarët.  Ai e ofroi ndihmën e tyre për qeverinë dhe për administratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që vendi të mund t'i përmbushë obligimet e tij dhe të jetë partner konstruktiv në kuadër të iniciativës.  

Delegacioni gjithashtu informoi për proceset aktuale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekst të anëtarësimit në NATO dhe në lidhje me përgatitjet në pritjen e datës zyrtare për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.  

Click