Udhëheqja parlamentare

E martë, 17 tetor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me z. Halid Al-Maavali, Kryetar i Këshillit Konsultativ të Omanit 

Në kuadër të Asamblesë së 137 të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet prej më 14 deri 18 tetor 2017 në Shën Peterburg, në Federatën Ruse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonsë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim bilateral me z. Halid Al-Mavaavali, kryetar i Këshillit Konsultativ (Parlamentit) të Omanit. 

Duke e marrë parasysh faktin se ky është takimi i parë zyrtar ndërmjet parlamentarëve të Maqedonisë dhe të Sulltanatit të Omanit, të dy kryetarët e parlamenteve u pajtuan se takimi do të paraqesë nxitje për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet parlamenteve dhe qeverive të të dy shteteve. 

Kryetari Xhaferi, shprehu kënaqësi që marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve janë vendosur nën emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë dhe konstatoi se emërimi i paradokohshëm i ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Maqedonisë në Sulltanatin e Omanit, i cili në mënyrë jorezidente e mbulon vendin nga MPJ në Shkup, do të kontribuojë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë. Duke theksuar se si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i jep rëndësi të madhe diplomacisë parlamentare, z. Xhaferi e informoi z. Al-Maavali se në Kuvend përsëri është formuar Grupi i deputetëve për bashkëpunim me vendet e Lindjes së Afërme dhe të Mesme. 

Kryetari i Kuvendit  të Republikës së Maqedonisë, i bindur se prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë janë të njohura në përgjithësi, nënvizoi se qeveria e porsazgjedhur i intensifikon marrëdhëniet me vendet fqinje, ndërsa me ndërmjetësimin e OKB-së, tenton të gjejë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për kontestin me emrin, që paraqet pengesë e vetme për anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike.  
Z.Halid Al-Maavali foli për gjendjen në Lindjen e Mesme dhe për rolin që Sulltanati i Omanit e ka si ndërmjetësues dhe lehtësues ndërmjet palëve në konflikt në rajon. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se nënshkrimi i Marrëveshjes për evitimin e tatimimit të dyfishtë dhe Marrëveshjes për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Sulltanatit të Omanit do të japë impuls për përparimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve mirëpo, ekzistojnë edhe shumë mundësi për përparimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe tregtisë, për çka nevojitet kornizë formale-juridike më e gjerë. 

Në lidhje me zgjidhjen e sfidave globale, ato shprehën bindjen se vetëm me komunikim të drejtpërdrejtë mund të tejkalohen të gjitha mosmarrëveshjet dhe të evitohen konfliktet, ndërsa dialogu paraqet mjet të vetëm për arritjen e kompromisit. 

Në fund të takimit, z Xhaferi dhe z. Al-Maavali këmbyen ftesa për vizita të ndërsjella të dy vendeve, si hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Sulltanatit të Omanit. 

Click