Udhëheqja parlamentare

E hënë, 3 shtator 2018

Takimi i Kryetarit Xhaferi me z. Jan Petersen, shef i Misionit të Mbikëqyrjes së OSBE/ODIHR-së për referendumin 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim me shefin e Misionit të Mbikëqyrjes së OSBE/ODIHR-së për referendumin, ambasadorin Jan Petersen.

Kryetari Xhaferi u shpreh i kënaqur që OSBE/ODIHR-ja vendosi të dërgoj Mision për Mbikëqyrjen e referendumit më 30 shtator 2018 dhe vlerësoi se ndjekja e zbatimit të referendumit nga ana e kësaj organizate është me rëndësi të madhe për nxitjen e besimit në procesin e referendumit. 

Ai theksoi se në Republikën e Maqedonisë lartë vlerësohet roli i OSBE/ODIHR-së, ndërsa një pjesë e madhe e rekomandimeve nga raportet paraprake janë përfshirë në Kodin zgjedhor. Informoi për rolin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si propozues i autorizuar i referendumit dhe bartës i propagandës publike, si dhe për aktivitetet e ardhshme të Kuvendit në vigjilje të referendumit.

Ambasadori Petersen dha një vështrim për aktivitetet e Misionit të OSBE/ODIHR-së dhe theksoi se roli i tij është ta mbikëqyrë gjithë procesin e zbatimit të referendumit, duke filluar nga propaganda publike, financimi i tij dhe mbulimi mediatik. Ai informoi se ekipi prej 13 ekspertëve, 20 mbikëqyrësve afatgjatë dhe afër 250 mbikëqyrësve afatshkurtër do ta ndjek referendumin dhe do të vlerësojë nëse ky zhvillohet në atmosferë demokratike dhe në pajtim të plotë me angazhimet e OSBE-së dhe obligimet dhe standardet tjera ndërkombëtare, si dhe me legjislacionin nacional. Duke e theksuar përvojën e OSBE/ODIHR-së, e cila deri më tani ka mbikëqyrë 17 procese zgjedhore dhe një referendum në vend, ambasadori Petersen theksoi se Misioni i Mbikëqyrjes së referendumit në tërësi do ta ruajë paanshmërinë e vet në procesin e mbikëqyrjes.

Click