Udhëheqja parlamentare

E premte, 27 tetor 2017, Budapest

Тakimi i kryetarит Xhaferi me z. Llasllo Kover, kryetar i Parlamentit të Hungarisë 

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me z. Llasllo Kover, kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, i cili njëkohësisht është edhe mikpritës i Konferencës së kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari Xhaferi, shprehu falënderim për përkrahjen e hapur dhe të vazhdueshme të Hungarisë ndaj Republikës së Maqedonisë, në procesin e fillimit të negociatave paraaderuese me BE dhe integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, shprehu mirënjohje të veçantë për përkrahjen e fuqishme dhe operative që Hungaria ia jep Republikës së Maqedonisë në menaxhimin e valës migrante dhe pasojat nga e njëjta. Hungaria, së bashku me shtetet tjera të Grupit të Vishegradit, siguron përkrahje logjistike, materiale dhe policore për mbrojtjen e kufijve të jashtme të Bashkimit Evropian.  

Z. Kover, në fillim të takimit, ia uroj zgjedhjen е kryetarit Xhaferi dhe e luti që ti japë informata të shkurta për programin e Qeverisë së porsazgjedhur të Republikës së Maqedonisë dhe për aktivitetet rrjedhëse në Kuvend, si edhe perceptimin e publikut në raport me përparimin eurointegrativ të shtetit. Njëkohësisht, ai e informoi z. Xhaferin për takimin që së shpejti do të mbahet ndërmjet Komisioneve për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe të shteteve aspirantë për anëtarësim në Budapest, takim i përkushtuar për eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor. 

Z. Xhaferi, theksoi se në periudhën e ardhshme, fokusimi i angazhimit të tij do të jetë në zhvillimin e diplomacisë parlamentare, në kthimin e rolit kryesor të Kuvendit në jetën politike në Maqedoni dhe në përmirësimin e perceptimit të qytetarëve lidhur me shtëpinë ligjvënëse. 

Bashkëbiseduesit, ndanë bindje të përbashkët dhe pritje se bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy parlamenteve do të vazhdojë me intensitet të zmadhuar, veçanërisht në nivel të grupeve të deputetëve për bashkëpunim, të cilat grupe veç më janë formuar në të dy parlamentet. Bashkëpunimi i mirë parlamentar i realizuar nëpërmjet takimeve më të afërta dhe këmbimit të përvojave nga puna parlamentare, politika ndërkombëtare dhe çështje të tjera, do të paraqesë urë për afirmim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Hungarisë.   

Click