Udhëheqja parlamentare

E premte, 27 tetor 2017, Budapest

Тakimi i kryetarit Xhaferime z. Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, në suaza të Konferencës së kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Budapest, u takua me z. Gramoz Ruçi, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në takim, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe shprehën pritje se bashkëpunimi parlamentar, si mënyra më e lehtë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve, do të vazhdojë të avancohet dhe të intensifikohet, si në nivelin e grupeve të deputetëve për bashkëpunim, ashtu edhe ndërmjet komisioneve parlamentare, me ç’rast kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë e përsëriti ftesën për vizitë nga ana e kryetarit Xhaferi në Republikën e Shqipërisë. 

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan se me formimin e të dyja qeverive në të dy vendet, hapen mundësi të reja për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, të cilin qytetarët në realitet edhe e ndjejnë më së shumti. 

Në këtë kontekst, zotëri Xhaferi i theksoi përpjekjet e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal me të gjitha vendet në rajon dhe më gjerë, sidomos rëndësinë që ia kushton marrëdhënieve të mira dhe fqinjësore me Republikën e Shqipërisë. 

Me rëndësi të veçantë është edhe veprimi i harmonizuar në realizimin e interesave të përbashkëta në sferën e politikës së jashtme, në raport me integrimin në BE dhe NATO, si edhe bashkëpunimi rajonal. 

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit e përshëndetën nxjerrjen e ligjit për minoritetet, të miratuar nga ana e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë. Njëkohësisht, kryetarët ndanë edhe bindjen e përbashkët dhe pritjen se bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy parlamenteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen me një ritëm edhe më intensiv, me çka të dy parlamentet do të kenë mundësi që së afërmi të këmbejnë mendime dhe përvoja nga puna parlamentare, politika ndërkombëtare dhe çështje të tjera aktuale.   

Click